• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha dhe gjykimi i historisë!

by Dritan Hila
26/12/2023 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Shtyrja e afatit të gjykimit për masën e arrestit të Berishës është një dëshmi tjetër e frikës që ka drejtësia shqiptare (përjashto SPAK) që të përballet me politikën.

E gjitha kjo përballë një politikani të rrëgjuar nga mosha dhe ndjekësit, tregon sa të vështirë e ka drejtësia jonë të përballet me politikën dhe me politikanë e aq më të vështirë me ata që janë në kulmin e fuqisë. Por kjo tregon edhe vështirësinë tonë për t’u përballur me historinë.

Janë tashmë virale kujtimet e njerëzve që punuan apo u burgosen ne 45 vite socializëm. Materialet vijnë pa asnjë lloj reference historike apo analize profesionale, përveçse merr nga arkivat dhe hidh në rrjet. Pa përjashtuar rastet e mitomanëve apo aq më keq të falsifikatorëve.

Ne ende nuk jemi në gjendje të gjykojmë përgjegjësitë politike nga ato juridike, lëre pastaj të flasim për ato historike.

Mirëpo në kushtet kur shoqëria lëviz me shpejtësi ne nuk mund t’ia lëmë gjykimin e politikanëve historisë. Historia do bëjë punën e saj sikurse e ka bërë gjithandej. Mbase Sarkozy në planin historik ishte pozitiv por drejtësia e gjykoi për atë çka i bëri Francës si president.

Sa i takon Berishës është evidente ngarkesa emocionale e shoqërisë, si të atyre që i janë besnik në mitingje ashtu edhe të kujt e simpatizon nga divani i shtëpisë. Por puna është që ai është njeri aktiv në politikë dhe për pasojat që i heqim sot duhet gjykuar po sot.

Çfarë ka historia me të, le të shkruajnë historianët. Por nuk mund t’i lihet gjykimi i akteve shtetërore dhe administrative historisë. Një shoqëri moderne dhe demokratike nuk e bën këtë. Përndryshe do rrimë të tregojmë historitë e Berishës fëmijëve tanë, duke krijuar kështu një shtresë nostalgjikësh, sikurse ende ka nostalgjikë të Zogut apo Hoxhës. Një shoqëri moderne i zgjidh punët me gjykatat sot dhe nuk i lë për në kalendat greke. Përndryshe nuk do kishim nevojë për gjykatës por për bejtexhinj që do na tregonin sesi Sali Berisha i shembi murin Serbisë dhe bëri naftën Shqipërisë.

Next Post
Ukraina: Shkatërruan një anije ruse në Krime. Po humbasin dalëngadalë flotën dhe ndikimin në Detin e Zi

Ukraina: Shkatërruan një anije ruse në Krime. Po humbasin dalëngadalë flotën dhe ndikimin në Detin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In