• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha bëri letrat për të marrë gjysmën e pagës pas djegies së mandatit. Por ja si veproi Basha

by Java News
02/04/2020 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse ishte nxitësi dhe mbështetësi kryesor vendimit për ‘djegien’ e mandateve të deputetëve, në kuadër të aksionit politik për rrëzimin e qeverisë, ish-kryeministrit Sali Berisha ka nxituar për të aplikuar për përfitimin e gjysmës së pagës së deputetit, pas dorëzimit të mandatit. Shqiptarja.com ka mësuar zyrtarisht nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore se ish-kryeministri Sali Berisha ka plotësuar dokumentacionin në Kuvend, për përfitimin e pagesës kalimtare pas dorëzimit të mandatit, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton se nuk ka aplikuar.

Edhe pse sipas ligjit kreu i PD Lulzim Basha mund të aplikonte për të përfituar dy paga dhe më pas gjysmën e pagës si deputet për aq kohë sa ka ushtruar funksionin e deputetit, Basha nuk rezulton të ketë përfituar.

Nga ana tjetër, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Berisha ka shfrytëzuar ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, neni 7 dhe shkronja “b” e pikës 8 të nenit 1, ku për deputetët parashikohet që pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese bruto, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Në bazë të këtij parashikimi ligjor dhe aplikimit në Kuvend, Berisha do të përfitojë gjysmën e pagës së deputetit deri në vitin 2022, ndërsa shan dhe akuzon kundërshtarët politikë, dezinformon çdo ditë dhe përhap panik sipas rrethanave politike.

Kur ishte në Kuvend, paga bruto e ish-kryeministrit Berisha në muaji ishte 156,770 lekë. Sipas parashikimeve ligjore, Berisha ka përfituar fillimisht dy paga, konkretisht 313 540 lekë.

Ndërkaq, Berisha përfiton çdo muaj 78 385 pagesë kalimtare nga sigurimet shoqërore. Kjo pagesë do të vijojë deri në 3 vjet pas dorëzimit të mandatit, pra deri në vitin 2022.

Sa i takon procedurës, Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka sqaruar se ish-deputetët mund të plotësojnë dokumentacionin pranë Kuvendit për përfitimin e pagesës kalimtare pas mbarimit të mandatit. Më tej, Kuvendi dorëzon dosjen tek Sigurimet e Shoqërore. /shqiptarja.com/

Next Post
FOTO/ Infermierët francezë zhvishen “lakuriq” për protestë në mungesë të mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit

FOTO/ Infermierët francezë zhvishen "lakuriq" për protestë në mungesë të mjeteve mbrojtëse kundër koronavirusit

Comments 1

  1. Anonymous says:
    6 years ago

    Kjo klase politike ka 30 vjet qe po luan lojen e “arushes” me kete popull.Keto paga tregojne rrealisht te ardhurat qe merr nje deputet,kryeminister apo presidendt dhe nga ana tjeter nje qytetare me ndihme ekonomike 30-40 mije lek ne muaj apo nje pensionist me 74–220 mije leke ne muaj.Por ka njerez tjere qe rrojne me kanacet qe mbledhin ne koshat e plehrave.Pagat e deputeteve tane ma thote mendja ja kalojne e Presidentit te Amerikes.Ate ligj e kane aprovuar me votat e plots egjithe partive politike dhe jepen perhere te pare para publikut.Por ky stan kete bylmet ka.Kriza epidemike dhe ekonomike do e thelloje akoma me shume hendekun midis shumices popullit te varfer dhe borgjezise re kapitaliste ne Shqiperi.Megjithate me masat qe po merr Qeveria Rama mendoj se do zbutet sadopak ky disnivel I madh pagash e pensionesh ne Shqiperi.Shpresoj se e ardhmja do jete me mire tani qe u pranuam ne stazh te kandidatit per ne BE.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In