• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha bën “prapa-kthehu”: Dërgimi i blindave në veri nga Kurti, nuk ishte mënyra e duhur

by A R
08/06/2023 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Sali Berishën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk duhet kritikuar për vullnetin e tij për të vendosur rendin në të gjithë territorin e vendit, gjë kjo që u tregua dhe me organizim e zgjedhjeve në veri, në një moment kur partitë serbe e bojkotuan procesin.

Sipas lideri demokrat, zgjedhjet ishin demokratike, por jo një sukses demokratik dhe në këtë moment kreu i qeverisë së Kosovës duhet të bisedonte me partnerët për zgjidhjen e situatës dhe jo të dërgonte blindat në dyert e 4 komunave për ceremoninë e betimit të kryetarëve të rinj.

“Qeveria e Kosovës ka të drejtën e padiskutueshme që të vendosë rend e ligj në 4 anët e territorit. Një bashkërendim i veprimeve me KFOR, EULEX dhe BE dhe SHBA duhej të bëhej. Nuk mund ta qortosh Albin Kurtin për legjitimitetin e veprimeve. Me partnerët duhet të jesh transparent. Kurti flet me të drejtë për Republikën demokratike. Zgjedhjet ishin demokratike, por produkti i zgjedhjeve nuk ishte një sukses demokratik. Ligji u zbatua. Që në momentin që shkuan me autoblinda policie, ajo nuk ishte mënyra për inaugurimin e qeveritarëve të zgjedhur. Procesi i ligjshëm zgjedhor nuk dha suksesin, por dështoi. Atëherë me partnerët që mbështetën procesin duhej gjetur një zgjedhje edhe për funksionimin e përfaqësuesve deri në zgjedhjet e reja.

Mendoj se në interesin më të mirë të qytetarëve të Kosovës është bashkërendimi i përpjekjeve për ç’tensionim dhe për gjetjen e një zgjidhje të ligjshme. Kam konstatuar se këto janë pranuar nga Osmani dhe Kurti. Çështja e afateve nuk mund të jetë një problem madhor”, u shpreh Berisha i cili gjithashtu kërkoi vënien përpara përgjegjësisë të personave dhe kriminelëve që sulmuan Policinë dhe KFOR.

Ish-kryeministri Berisha, në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN shprehu qëndrimin e tij se është pro krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por me kushtin e vetëm që ai të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Një Asociacion që nuk zbaton këtë pikë sipas Sali Berishës do të ishte një minë me sahat për rajonin.

“Çështja më themelore është Asociacioni. Personalisht jam për Asociacionin. Por kjo trajtohet mes parimësisë dhe joparimësisë. Një Asociacion në përputhje me Kushtetutën nuk mund të ndalohet. Një asociacion i komunave serbe me të cilën synojnë të mbrojnë kulturën, gjuhën është e drejtë e patjetërsueshme. Për fatin më të keq, diskutimi disavjeçar për asociacionin ishte në fushën e joparimësisë. 3 muaj më parë Chollet e tha se Asociacioni duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës. Një asociacion me kompetenca jashtë kushtetutës është një minë me sahat”, përfundoi Sali Berisha.

/a.r

Next Post
“Mision i skaduar”/ Pacolli: Kosova të ngrijë çdo komunikim me UNMIK

Pacolli: Rama s’bën veprime për të dëmtuar Kosovën, kam punuar me të dhe e njoh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Procedohen penalisht 23 protestues! Penguan qarkullimin e mjeteve në disa rrugë në Tiranë, policia jep detajet

“Partitë e vogla kërkojnë terren politik përmes protestës”, deputetja: Ka të infiltruar nga Serbia dhe Greqia

June 22, 2026
Banditi portokalli

Banditi portokalli

June 22, 2026
Matura Shtetërore 2026/ Aplikimet online për formularët A1 dhe A1Z hapen më 5-7 maj

Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit kërkon respektim të rregullores

June 22, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

Euro në rënie rekord, PD kërkon masa nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

June 22, 2026
Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

Vazhdon rënia e euros, shënon rekord të ri ndaj lekut

June 22, 2026
Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

Vance: Hap i rëndësishëm drejt marrëveshjes për programin bërthamor të Iranit

June 22, 2026
Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Punonjësit e Prefekturës së Qarkut Tiranë i bashkohen nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

June 22, 2026
Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja

June 22, 2026
Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

June 22, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

Analisti tregon grupet që fshihen pas protestave në Shqipëri

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In