• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha bën “pis” procesin/ Ankesa për zgjedhjet në PD: Shtohen akuzat për “orientim të votës” për kryesinë e re

by Java News
01/06/2022 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votimi për Kryesinë e re të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha u njollos nga nga vetë demokratët që u rreshtuan të parët në foltoret  e doktorit.

Ajo që  guxoi  të flasë publikisht  me zë dhe  figurë ishte  anëtarja e sapo zgjedhur e Kryesisë Edit Harxhi, e cila hodhi hije te forta  dyshmi per procesin  zgjedhor te organizuar nga  PD e Rithemeluar, informon Top Channel.

Edith Harxhi:Numërimi ka qenë i hapur, por para votimit ka pasur lobime dhe orientim të votës, që disa prej tyre rezultuan fitues me shumë vota. Jam e lumtur që jam fituese, por ishte votë e pastër se unë nuk kam bërë lobim. Kam një ngërc brenda vetes sepse mendoj se lobimi në atë formë siç doli rezultati në fund fare, mund të ketë influencuar votën e lirë. Nuk e kam për emra specific. Nuk e kam për Inën specifikisht.

Vetë Ina Zhupa e cila me 8 janar ishte përballë foltores, por më zgjedhjet e saj ne Kryesi bëri  kalimin zyrtar nga kampi i Bashës në atë të Berishës u distancua publikisht nga akuzat për manipulim.

Ina Zhupa: Sa i takon ndryshmit tim keni harruar një date te rëndësishme brenda janarit dhe qershorit qe është data  Mars, aty ku ku qëndron shumica.  Nuk kam pasur arsye të besoj se ka pasur lobim  apo orientim për mua.

Ajo e cila prej dy ditësh flet për lobim dhe orientim të votës  është  ambasadorja e pashpallur e Donald Trump pranë foltores. Akuzave te saj Evi Kokalari i vuri një emër: Belind Këllicit, anëtari i  Kryesisë që arriti  të grumbullojë me shumë vota duke  lënë pas në këtë  garë Flamur Nokën. Ky i fundit një ndër  emrat  me potencial për Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Por, orientimi i votës duket se  se nuk ka ndodhur vetëm për anëtarët e Kryesisë. Belind Këllici vihet nën akuzë se ka përdorur të njëjtën skemë edhe  për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Si provë u publikua një liste  me numra qe pretendohet se ka qarkulluar ne Kuvendin e 30 Prillit. Pas fjalëkryqit  me numra u zbuluan se fshihen emra,  shumica te rinj te forumit rinor.

E gjithë kjo ndodh ne prag te zgjedhjeve që parashikohen te ndodhe ne fundjave për dy nënkryetarët e rinj te partisë dhe sekretarin  e përgjithshëm. Enigma e madhe do zgjidhet pasi te zbulohen kandidatet e Berishës për numrin dy te partisë, por e gjithë skema duket se e ka një qëllim: ti heq vota atij që paraqet rrezik fitoreje./m.j

Next Post
Ish deputeti u sanksionua nga SHBA/ Paloka: Nuk mund ta marrësh seriozisht akuzën për Aqif Rakipin

“Basha të thoshte më mashtroi Rama”, Paloka: Skenari për presidentin ishte përgatitur, pritej që emri të dilte nga…

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Pse me te vertete mendoni se barbari i vicidolit do te sillte gje te mire pe komunistat e spiunte e tije ne te quajturin rithemelim,ndytsira linde e vdes i tille.Por fale asaj qe ndoshta do te kete nga ata qe do zgjohen e te reagojne sa me shpejte te jete e mundur te ikin nga kthetrat e barbarit te vicidolit.plaku eshte fatkeqsia e Kombit tone ai ka hake kokrren e plumbit.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In