• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha: Basha, varrmihës i shpresës së vrarë dhe aleat i narkoshtetit! Do futet në arkivat e turpit. Më 11 dhjetor, goditet bashkë me Ramën

by Java News
23/11/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ‘Foltorja’ e radhës në Burrel deklaroi këtë mbrëmje se Edi Rama merr më 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë ndokush këto 30 vite. Kujtojmë se Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor.

Ish-lideri demokrat u shpreh se “pengu i Ramës Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme 30 vitet e fundit në atentat ndaj lirisë së shqiptarëve dhe pluralizmit politik, do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi”.

“Mafia e George Soros e cila bëri gjithçka për të shtruar opozitën shqiptare në një ministri të narkoshtetit, do të dështojë, dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria, forcat konservatore në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë.

Kanë qenë vite të vështira, ku ju keni derdhur lumenj djerse, ku ju u varfëruat në mënyrën më të shpejtë që mund të ndodhë, fëmijët tuaj u larguan masivisht nga Shqipëria, vite të cilat krimi dhe droga bëjnë ligjin në rrugë, qytet e fshat, bëjnë ligjin në parlament, qeveri e kudo, kërcënojnë përditë jetë njerëzish, prona dhe vende pune.

Shqipëria kaloi nga një rekord i zi në një tjetër, u bë delja e zezë e ballkanit dhe në Europë. Opozita për shkak të një dështaku, faktikisht, de fakto u shndërrua në një aleat të pashpallur në narkoshtetit.

Në 8 vite, Shqipëria, shqiptarët, kaluan nga qytetarët me rrogën mesatare më të lartë në rajon, në qytetarët me rrogën më të ulët në rajon, 30 për qind më të ulët se në Kosovë.

Kafshata e gojës kushton në Shqipëri 80 herë më shumë se në Bashkimin Europian. Tenderat sekretë janë rritur me 15 herë, kilometri në fushë, kushton shumë më shumë se çka kushtuar kilometri i tunelit në Kalimash dhe Qafë Krrabë.

Ka një vjedhje të taksave tuaja. Nëse Rama ekzekuton shpresën çdo ditë, Lulzim Basha është bërë varrmihësi i saj, sepse nuk ngjall shpresë.”-tha Berisha./m.j

Next Post
“Kisha një familje të tmerrshme”/ Ermal Meta flet për median italiane: Babai nuk ishte njeri i mirë

“Kisha një familje të tmerrshme”/ Ermal Meta flet për median italiane: Babai nuk ishte njeri i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com