• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bëri 6 vite burg për 100 gr kanabis, Manjani fal invalidin

by A R
06/08/2016 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, urdhëron Administratën e Drejtorisë së Burgjeve të nisë procedurat e përgatitjes së dokumentacionit për faljen e të dënuarit Hyqmet Spahollari, invalid i grupi të dytë i cili është dënuar me vendim të formës së prerë me 7.6 vite burg.

Spahollari u dënua pasi u kap me 100 gramë drogë në Elbasan në vitin 2011. “Që prej datës 20 korrik 2016 Spahollari i është caktuar një avokat falas nga ana e Komitetit të Ndihmës ligjore. Ndërkohë, ditën e sotme ministri Manjani ka urdhëruar edhe Administratën e Drejtorisë së Burgjeve që të fillojë procedurën e përgatitjes së dokumentacionit për faljen e të dënuarit. Manjani kërkon që këtij shtetasi t’i krijohet një mundësi ligjore qe t’i lejojë trajtim shëndetësor të specializuar në mënyrë përfundimtare” thuhet në një njoftim e Ministrisë së Drejtësisë.

Përmes një letre të hapur Hyqmet Spahollari, 61 vjeç, kërkonte ndihmë: “Jeta ime është në rrezik për arsye se zemra ime do edhe një unazë tjetër. Kështu më kanë thënë mjekët që më kanë vizituar”.

Më datën 15 tetor të vitit 2011 ai është arrestuar në qytetin e Elbasanit për akuzën “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit heroinë”.

“Sasia ishte 100 gramë. Nga pastrimi që i bëri vetë policia rezultoi 4.7 gramë e pastër, tjetra përzierës. Për këtë sasi kaq të vogël filloi karvani i gjyqeve. Në Gjykatën e Elbasanit kam bërë 26 seanca. Gjashtë seanca të tjera në Apelin e Durrësit. Pra, gjithsej 32 seanca për 100 gramë, ose 4.7 gramë, quajeni si të doni. U dënova 7.6 vjet burg. Dua t’ju vë në dijeni se ekziston një ligj që një invalid i grupit të dytë, siç jam unë, duhet të dënohet me minimumin e nenit që e kap”, shkruante në letër ai.

Next Post

Fillon DokuFest, shfaqen 238 filma nga 57 shtete të botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

Kandidati presidencial brazilian, Bolsonaro largohet nga Brazili dhe mbërrin në Miami pas humbjes në zgjedhje

October 28, 2026
Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

Dita e 16-të e protestës, pas marshimit nëpër Tiranë studentët rikthehen te Ministria e Arsimit!

October 28, 2026
Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

October 28, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

DETAJET/ Gjykata lë të lirë protestuesit e arrestuar në Tiranë, cakton masa sigurie për 10 persona

October 28, 2026
Pasi kreu sulmin ndaj një cisterne nafte, Irani kërcënon të shënjestrojë anije përtej Hormuzit -

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

E vërteta e kënetës së Maliqit, dokumentet e Autoritetit të Dosjeve rrëzojnë filmin e propagandës komuniste!

October 28, 2026
Drejt bujqësisë, 800 hektarë me shegë e avogado, 6.6 mln euro investim në Karavasta

Bujqësia me sytë nga Qeveria! Sektori që punëson qindra mijëra njerëz dhe me kontribut 17% në ekonomi, merr vetëm 1,6 % të buxhetit

October 28, 2026
Zbuten tonet, Reali i Madridit i kërkon ndjesë publike Kinës pas gafës së Mbappe: Respekt të thellë për popullin tuaj!

Zbuten tonet, Reali i Madridit i kërkon ndjesë publike Kinës pas gafës së Mbappe: Respekt të thellë për popullin tuaj!

October 28, 2026
Rritja e çmimit të banesave dhe qirave, mijëra qytetarë protestojnë para Parlamentit në Portugali!

Rritja e çmimit të banesave dhe qirave, mijëra qytetarë protestojnë para Parlamentit në Portugali!

October 28, 2026
Numërohen më shumë se gjysma e votave në Izrael, asnjëri bllok s’e arrin shumicën

Numërohen më shumë se gjysma e votave në Izrael, asnjëri bllok s’e arrin shumicën

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In