• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj: Mbrojtja e shëndetit, nis nga Kukësi vaksinimi i personelit shëndetësor

by A R
26/10/2016 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të tretin vit radhazi Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë nisur vaksinimin e personelit shëndetësor me vaksinat kundër gripit. Kjo fushatë ka nisur nga qyteti i Kukësit, ku i pranishëm ka qenë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, si dhe Shefja e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive pranë ISHP Silva Bino.

Kreu i shëndetësisë ka bërë me dije se vaksinimi do të kryhet tek të gjitha bluzat e bardha, të cilat janë në kontakt të drejtpërdrejtë me popullatën, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të tyre, por edhe të pacientëve të tjerë që paraqiten pranë institucioneve shëndetësore. “Në shëndetësi, risku më i madh vjen nga faktorët biologjikë, dhe për këtë arsye, ne si ministri bëjmë një kujdes të veçantë për personelin shëndetësor, të cilët janë goxha të ekspozuar ndaj këtij rreziku, por besojmë se duke rritur mbrojtjen e shëndetit të personelit shëndetësor, sado pak, shmangim edhe mundësinë që edhe ky personel të kthehet në një vektor përhapës,” ka theksuar ministri Beqaj, ndërsa bëri me dije se Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat për furnizim me vaksina në të gjithë vendin.

Profesorja e Asociuar e Sëmundjeve Infektive, Dr. Bino, theksoi se personeli shëndetësor është ndër grupet kryesore të rriskut, por nga ana tjetër, bëhet edhe burim infeksioni. Por, sipas saj, vaksinimit duhet ti nënshtrohet edhe një pjesë e mirë e popullatës, që janë edhe më të predispozuar për tu prekur nga gripi. “Por, përveç personelit shëndetësor, është shumë e rëndësishme që të vaksinohen dhe grupet e tjera, të cilat ne i quajmë grupe të rrezikut. Grupe të rrezikut, shumë të rëndësishëm, janë personat të cilët vuajnë nga sëmundje kronike, sidomos ata që vuajnë me sëmundje të zemrës, me sëmundje të mushkërive, me sëmundje kronike të veshkave, me sëmundje të tjera të gjakut, apo me sëmundje, të cilat prekin imunitetin apo ulin imunitetin e njeriut. Dhe kjo është arsyeja që këta njerëz, duke qenë se bëjnë forma të rënda të gripit, duhet të parandalojmë këto lloj formash duke i vaksinuar me vaksinën e gripit,” pohoi Bino. Sipas saj, e gjithë popullata duhet ti nënshtrohet vaksinimit nga gripi.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Programit Kombëtar të Vaksinimit, Iria Preza, ka theksuar se fushata e vaksinimit ka nisur në Tetor, dhe do të vazhdojë deri në fund të sezonit të gripit, që përkon me muajt Shkurt- Mars. “Vaksina shpërndahet tek Qendrat Shëndetësore dhe tek spitalet, dhe më pas, i gjithë personeli që është në kontakt të drejtëpërdrejtë me pacientët dhe që duhet të mbrojë si veten, ashtu dhe pacientët, kryen vaksinimin, dhe ky vaksinim fillon tani në tetor dhe do të vazhdojë deri në periudhën e fundit të sezonit të gripit, që është fundi i shkurtit dhe fillimi i marsit,” Preza.

Gjithashtu, Ministri Beqaj bëri me dije se është bërë edhe furnizimi i rrjetit të hapur të farmacive me vaksina, dhe kusho mund ta aplikojë atë për tu mbrojtur nga gripi gjatë sezonit të dimrit.

—###—

Fjala e plotë e Ministrit Beqaj në takimin me personelin shëndetësor në Kukës:

Është viti i 3-të që Ministria e Shëndetësisë ofron mundësinë që personeli shëndetësor që është më në kontakt me pacientët, të mund të mbrojë shëndetin e këtij personeli nga agjentët biologjikë, që është dhe një detyrim ligjor, sepse që në vitin 2014, kemi miratimin e një pakete të plotë ligjore që mbron shëndetin e punëmarrësve në Shqipëri sipas sektorëve të ndryshëm.

Në shëndetësi, risku më i madh vjen nga faktorët biologjikë, dhe për këtë arsye, ne si ministri bëjmë një kujdes të veçantë për personelin shëndetësor; janë goxha të ekspozuar ndaj këtij rreziku, por besojmë se duke rritur mbrojtjen e shëndetit të personelit shëndetësor, sado pak, shmangim edhe mundësinë që edhe ky personel të kthehet në një vektor përhapës.

Ministria e Shëndetësisë mori masat në kohë për të siguruar furnizimin e të gjithë vendit me vaksinat e gripit për këtë sezon për këtë vit, në bazë të rekomandimeve të OBSH-së. Për fat të mirë, edhe në rrjetin e hapur farmaceutik, prej disa javësh, vaksina është disponibël.

Unë dua, në radhë të parë, të ftoj personelin shëndetësor ti bashkohet kësaj mundësie masivisht, në mënyrën sa më të gjerë të mundshme, sidomos ata që janë më shumë drejtëpërdrejtë në kontakte me qytetarët, pacientët, të sëmurët, por gjithashtu, është një mundësi për ti bërë thirrje edhe popullatës që të jetë e vëmendshme, të shfrytëzojë mundësinë e vaksinimit sepse, jo vetëm për gripin, por praktikisht, është tashmë e provuar që nga vaksinimi kemi vetëm përfitim, për shëndetin tonë, për shëndetin e shoqërisë, por edhe përfitime jo të vogla ekonomike.

Edhe sikur vaksina të mos e shmangë komplet riskun nga gripi, fakti që gripi mund të kalohet shumë më lehtë, do të thotë të kthehesh më shpejt në punë, dhe të jesh më produktiv dhe aktiv në ekonomi.

Ndihmë e veçantë do të jetë nga ministria, por dua dhe të falenderoj Institutin e Shëndetit Publik për vendosmërinë dhe lidershipin në këtë proces, dhe përgjithësisht, në gjithë procesin e vaksinimit në Shqipëri.

/a.m.

Next Post
5 mijë kuota bosh në universitete, sot afati i fundit i regjistrimit

5 mijë kuota bosh në universitete, sot afati i fundit i regjistrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com