Skuadra kombëtare e Shqipërisë është kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian, por klubet e Shqipërisë kanë intriguar tifozët e futbollit të kontinentit për dekada me radhë.
Gjeografikisht të pozicionuar në cep të Europës Jugore dhe politikisht i njohur si një vend i izoluar gjatë kohës së diktatorit Enver Hoxha. Njerëz, informacione, lajme e piktura pak të ekspozuara nga ky vend i mbyllur që pavarësisht pjesëmarrjes jo plotësisht të rregullt në Kampionatin Europian, edhe futbolli shqiptar nuk është më pak i “errët”.
Një mbrojtës i madh, një njeri i mirë, McGrain këtë herë u ndalua si simbol i dekadencës perëndimore, sepse ekzistonte mendimi se mund të ndikonte te të rinjtë shqiptarë. Më vonë, në autobiografinë e tij, lojtari i Celtic-ut shkroi se ai do ta kishte rruar mjekrën nëse do t’ia kërkonin. Celtic humbi me Partizanin 1-0.
Hera e parë që Shqipëria mori pjesë në një kompeticion europian erdhi në vitin 1962. Sovjetikët dhe shqiptarët ishin të vetmet kombe që kishin përjashtuar veten e tyre nga kompeticionet e UEFA-s për arsye politike, por Shqipëria papritur i dha fund këtij bojkoti. Partizani i Tiranës zuri vend në Kupat Europiane.
Ndeshja e parë erdhi përballë kampionëve suedezë IFK Norrkoping. Ndeshja në Tiranë përfundoi mirë duke marrë parasysh që u shmangën lëndimet gjatë një breshërie gurësh të hedhur në fushë nga tifozët shqiptarë. Hedhja e mjeteve të kësaj natyre ishte një gjë e zakontë në futbollin europian, dhe mjekra nuk ishte një çështje shumë e diskutueshme në mesin e plot veprimeve të këqija nga ana e shqiptarëve. Një tjetër eksperiencë jo e mirë ndodhi kur kampionët e Skocisë ranë në raundin e parë me kundërshtarët shqiptarë në kupën e Europës së vitit 1956-66. Menaxheri i Kilmarnock Malcolm McDonald donte të merrte 16 lojtarë në ndeshjen që luhej në Shqipëri, por vetëm 15 viza u siguruan, pa u dhënë shpjegime për këtë veprim. Një vit më parë kur skuadra e Këlnit udhëtoi në Shqipëri për të luajtur me Partizanin, u mor vesh që gjermanët kishin marrë ushqim me vete dhe kuzhinierin e tyre personal për ta gatuar atë.
Kundërshtarët e Kilmarnock-ut ishin skuadra 17 Nëntori e Tiranës, emër skuadre që përkon me datën e çlirimit të qytetit nga Lufta e Dytë Botërore. Hyrja ajrore në kufirin shqiptar u lejua vetëm përmes fluturimeve të veçanta çarter, duke bërë që skuadra e Kilmarncok të udhëtonte njëherë në Londër, Romë e më pas Tiranë. Nuk lejohej asnjë ulje avioni pasi errësohej. Kur trajneri i Kilmarnock pa listën e lojtarëve kundërshtarë vuri re emrin e Panajot Panos. Se ai ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, nuk i bëri trajnerit të Kilmarnock ndonjë përshtypje, por fakti që ai sëbashku me disa emra të tjerë ishin pjesë e listës së lojtarëve të Partizanit ishte surprizuese.
Më shumë se sa barazimi pa gola në Tiranë, ajo që u bëri habi nga eksperienca e tyre në Shqipëri skocezëve ishte se kur ata përpiqeshin të telefononin familjarët e tyre në Skoci për t’u thënë se kishin arritur mirë, zbuluan se linjat e telefonit punonin vetëm një orë paradite dhe dy orë pasdite.
Edhe fizioterapistit skocez i bëri përshtypje që sa herë ai vraponte në fushë për të trajtuar një nga lojtarët e tij të dëmtuar, ai shoqërohet nga një grup i madh mjekësh shqiptarë me përparëse të bardha, të gjithë në përpjekje për ta ndihmuar atë. Pas fitores së skocezëve me rezultat të ngushtë në Skoci dolën thashetheme se Shqipëria kishte propozuar që të luhej një ndeshje e tretë në vendin e tyre aleat – Kinën.
Futbolli i klubeve europiane edhe atëherë ashtu si tani i përmbahet disa parimeve themelore të cilat vendet pjesëmarrëse duhet t’i plotësojnë: Çdo vend duhet të paraqesë çdo sezon numrin e klubeve pjesëmarrëse dhe duhet të luajnë me kundërshtarët që u bie në short. Jo kundërshtues në parimet e kompeticionit, të kuptueshëm për ruajtjen e integritetit të garave, dhe jo kërcënues për kombet pjesëmarrëse. Të gjithë përveç Shqipërisë sigurisht.
Çështja e parë u ngrit në vitin 1966, kur 17 Nëntori u tërhoq nga Kupa Europiane në prag të ndeshjes me Valerengën e Norvegjisë. Duke qenë se asnjë fjalë nuk u fol nga zyrtarët për veprimet e shqiptarëve qarkullonte një teori që Norvegjia ishte një komb jo i pëlqyer nga Shqipëria, sepse ishte e shqetësuar për pajtimin e tyre të strehimit nazist në vitin 1940.
Në vitin 1958 kampionët grekë të Olimpiakosit u tërhoqën nga Kupa e Europës që mos të përballeshin me Beshiktashin e Turqisë, ndërsa 5 vjet më vonë kombëtarja greke bëri të njëjtën gjë kur i ra të ndesheshin me Shqipërinë, vende që ishin në luftë me njëra-tjetrën.
Politika e UEFA-s e diplomacisë butë dështoi ndaj Shqipërisë atëherë, ashtu siç dështoi edhe në dy dekadat që pasuan. Sezonin tjetër Dinamo e Tiranës u tërhoq në rrethana të ngjashme në raundin e parë të Kupës përballë kampionëve të Gjermanisë Perëndimore Eintracht Brunsvick dhe përsëri ishte e vështirë të gjendej arsyeja e vërtetë, sidomos kur kombëtarja shqiptare kishte luajtur në të njëjtin vit me Gjermaninë e Perëndimit për fazën eliminatore të Kampionatit Europian. Kjo e irritoi UEFA-n dhe bëri që ta përjashtonte Dinamon nga kompeticionet europiane për një vit.
Në vitin 1971-72, një rekord prej tre skuadrash shqiptare u vunë fillimisht për të marrë pjesë në kompeticionet europiane, por ky hap pozitiv u prish nga Vllaznia e Shkodrës që u tërhoq nga ndeshja e tyre në Kupën e Europës përballë Rapid-it të Vjenës. Ndryshe nga Dinamo e Tiranës që atë vit vazhdoi pa probleme përballjen ndaj kampionëve austriakë. Të njëjtën gjë bëri dhe Partizani përballë Innsbruck-ut në një ndeshje pa komplikime një vit më parë.
Problemet e UEFA-s me skuadrat ballkanike kaluan në një tjetër dimension gjatë viteve ’70. Në ato vite, Shqipëria ndaloi së marri pjesë në kompeticionet europiane. Nga viti 1973 deri në vitin 1978 regjimi gjithnjë e më paranojak e izoloi totalisht vendin. Por dolën më pas zëra që Federata Shqiptare kishte deklaruar se skuadrat shqiptare do të hynin në kompeticionin europian në sezonin ’77-’78. Ata e mbajtën fjalën e tyre, por regjistrimi erdhi një javë pas afatit të UEFA-s kështu që ata nuk mundën të futeshin përsëri.
Ata më në fund u rikthyen në vitin 1978 pas një mungese në kompeticionet ndërkombëtare prej gjysmë dekade, duke mos bërë asgjë për zbutjen e politikave të tyre të ashpra. Kur Vllaznia e Shkodrës do të përballej me Dinamon e Moskës, UEFA e dinte se për çfarë bëhej fjalë. Për Shqipërinë revizionistët marksistë-leninistë nga Bashkimi Sovjetik ishin edh më të përbuzur se imperialistët fashistë nga perëndimi. Nuk kishte perspektiva që kjo ndeshje të luhej.
Zemërimi i madh i Europës me papajtueshmëritë e Tiranës filloi të rritej edhe më shumë në fillim të viteve ’80. Rregulloret e çuditshme të Shqipërisë po fillonin të lodhnin kundërshtarët. Rregulli i mjekrës që çuditi kaq shumë skocezët e Celtic-ut, kishte ekzistuar që në vitin 1970 kur Ajax-it të Hollandës i ra në short të ndeshej me 17 Nëntorin. Shqipëria lajmëroi hollandezët se i ndalonte lojtarët që i kishin flokët më të gjata se 4 cm dhe që kishin mjekër të futeshin në vend. Anëtaret femra të klubit nuk lejoheshin të futeshin në vend me minifunde. Edhe pse presidenti i Ajax-it u ankua në UEFA dhe kërkoi që shqiptarët të dëboheshin nga kompeticioni kjo gjë nuk ndodhi.
Ndërsa për lojtarët kishte kritere që të futeshin në këto lloj vendesh, për gazetarët ishte e pamundur. Në kohën kur televizioni po lulëzonte, ndeshja e Celtic në Tiranë u raportua vetëm nga gazetarë jugosllavë nëpërmjet radios. Kushtet e jetesës në Shqipëri ishin ndër më të varfrat në Europë. Kur ekipi i Linfield do të luante në Shqipëri në vitin 1982, sekretari i klubit u tha lojtarëve të mos merrnin kamera me vete nga frika se mos arrestoheshin si spiunë. Asgjë nuk kishte ndryshuar nga 17 vite më parë kur kishte luajtur Kilmanrock. Vendi ishte i mbyllur me një ideologji staliniste.
E njëjta gjë ndodhi edhe atëherë. 17 Nëntori eliminoi Linfield-in por u tërhoq menjëherë kur mori vesh se në raundin e dytë do të përballej me Dinamon e Kievit. Kur Vllaznia u tërhoq nga ndeshja me Hamburgun në vitin 1983-1984, kjo gjë e nervozoi UEFA-n duke parë që skuadrat shqiptare zgjidhin vetë kur donin dhe kur nuk donin të luanin. Të njëjtën gjë duhet të bënin edhe skuadrat e tjera me skuadrat shqiptare.
Një tjetër episod ndodhi në këtë sërë sjelljesh negative të shqiptarëve. Në vitin 1987, kur Partizani i Tiranës udhëtoi në Lisbonë për ndeshjen e raundit të parë ndaj Benfikës, portieri i Partizanit, dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Perlat Musta goditi brutalisht sulmuesin Rui Aguas në stomak. Ai u nxorr përjashta me të kuq dhe sëbashku me të në pjesë të dytë tre lojtarë të tjerë të Partizanit dolën me të kuq për faulle të dhunshme.
UEFA u përgjigj me tjetër mënyrë, duke mos lejuar që të luhej ndeshja e kthimit në Tiranë dhe duke përjashtuar Partizanin për 4 vitet e ardhshme nga kompeticioni.
Përveç ndonjë sezoni, mes vitit 1962 dhe 1985, kur Enver Hoxha vdiq, ishte e rrallë që më shumë se një ekip shqiptar të merrte pjesë në kompeticion e të mos e linte garën në gjysmë. Udhëtimet jashtë vendit u ndaluan për shumicën e shqiptarëve pas vitit 1968, dhe nëse skuadrat udhëtonin ato shoqëroheshin me anëtarë të Sigurimit, policia sekrete e Shqipërisë.
Një metaforë që i shkon për shtat futbollit shqiptar gjatë asaj periudhe është termi “kukull ruse”. Sa më shumë të hetosh aq më shumë mistere dalin nga vetë misteret. Me siguri ishte një “kukull marksiste-leniniste”.