• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen!

by A R
11/05/2025 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi për qarkun e Tiranës i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, live në emisionin “Opinion” në Tv Klan flet nga dyert e komisariatit numër 2 në kryeqytet. Aty ku dhe ka bërë një kallëzim penal për krime zgjedhore.

Këlliçi thotë se ka depozituara një kallëzim në Policinë e Shtetit, pasi ai dhe të tjerë kanë konstatuar një subjekt që shërbente si qendër elektorale për PS. Në fakt Këlliçi thotë se kjo qendër ishte e paloguar dhe e padeklaruar.

Sipas pamjeve filmike që Këlliçi sjell në “Opinion” duken disa persona brenda ambienteve, ai thotë se në ambientet e zyrës elektorale janë gjetur zyrtarë të lartë, përfshirë dhe deputetin Erion Braçe. Për këtë të fundit Këlliçi njofton se ka bërë kallëzim në polici dhe se vetë Braçe ka pranuar se “zyra” ishte e tij.

“Ndodhet jashtë ambienteve të komisariatit numër 2 në Tiranë. Sapo kam bërë kallëzimin dhe deklaratën për rastin në fjalë një krim elektoral që e kapëm në flagrancë, ku morëm një indicie të një zyre elektorale të padeklaruar të PS. Çuam zyrtarët tanë ku bënë verifikimin në vend, aty u konstatuan disa zyrtarë të shtetit.

Është qesharake, aty ishte dhe drejtoreshë e Agjencisë të Inovacionit dhe të Ekselencës, një drejtoreshë e një kopshti në mos gaboj, një punonjës i tatimeve, një punonjës tjetër i njësisë bashkiake të cilët ishin mbledhur në një ambient të pa loguar, të PS ku ne patëm indicien për blerje vote. Menjëherë sapo kemi çuar anëtarët tanë, janë të filmuara pamjet, kur  i pyesim se çfarë po bënin dhe ata me njëherë kanë paketuar të gjitha sendet personale, kanë marrë çanta shpine, dokumente, kanë hequr nga muret harta elektorale, informacione, lista me emra dhe të dhëna zyrtare dhe kanë ikur me vrap. Kanë dalë pamjet filmike në media.

Menjëherë sapo unë kam parë këto pamje filmike, në këto ambiente në njësinë numër 5, përballë ARRSH-së, ku kam gjetur brenda aty në zyrë Erion Braçen , Genci Lulja, i cili ishte mbyllur brenda dhe refuzonte të jepte informacion. Kam marrë 4 herë personalisht në telefon policinë e shtetit për t’i kërkuar,  dhe ka ardhur pas 45 minutash ndërkohë që e kemi patrullën përballë. Kam marrë 40 herë numrin e Task-Forcës, të krimeve elektorale të SPAK, nuk më është përgjigjur askush.

Ka ardhur policia pas 45 minutash dhe ka pasur konflikt fizik çështja me këtë Gencin e Bales pasi ka ardhur policia dhe kemi bërë këqyrjen në vend. Kanë bërë proces verbal dhe ka qenë rasti më qesharak në botë, ku vetë deputeti Braçe ka deklaruar se është zyrat e tij personale dhe i pyetur në prezencën timen i pyetur nga zëvendësdrejtor i policisë së Tiranës tha se nuk e dinte se kush janë.

Pra në zyrën e tij personal ai nuk dinte ekipin e tij elektoral. Unë kam depozituar një deklaratë në Policinë e Shtetit, zonja Kalaja që ka qenë bashkë me mua ka depozituar një kallëzim për krim elektoral, për mos kallëzim, organizatë kriminale dhe korrupsion aktiv në zgjedhje”, tha Belind Këlliçi.

Next Post
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

Nga imazhi te zëri dhe inteligjenca, Rama prezanton historinë e zhvillimit të Diellës

July 27, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

July 27, 2026
Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

Dhurata e Netanyahut për Trumpin: “Bordi i Paqes” mund të hyjë në Gaza

July 27, 2026
Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

Shkon të kurohet në Spitalin e Lezhës, 54-vjeçarit i bie pistoleta nga çanta dhe i shkrepet…

July 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 28 Korrik 2026

July 27, 2026
VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

July 27, 2026
Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

July 27, 2026
U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

July 27, 2026
Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

July 27, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Jo më shumë se 50 bashki, PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In