• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beleri, “Kali i Trojës” që kërkon vota për Berishën

by Java News
02/02/2025 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Simon Hadaj

Fredi Beleri, një nga personat e dyshuar si pjesëmarrës në “Masakrën e Peshkëpisë” në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë, ka qenë gjithmonë një zë i fortë në favor të Helenizimit të Himarës. Pavarësisht kësaj, ai është bërë pjesë e politikës shqiptare nga Meta dhe Berisha, për të qene një ‘gozhdë Nastradini’ në marrëdhëniet mes dy vendeve, edhe pse nuk ia dolën dot.

Për interesin e tij personal, Sali Berisha e kandodi Fredi Belerin në Himarë, duke e kthyer atë në një mjet të qarqeve të errëta greke për të avancuar axhendën e tyre në Shqipëri. Pafuqia e Berishës, i cili tashmë përballet me akuzat e SPAK-ut, e bën atë një instrument perfekt në duart e tyre. Strukturat e organizuara të PD dhe drejtuesir e saj mbledhin njerëz për të dëgjuar Belerin, një figurë e dënuar për blerje votash, i cili sot shfaqet si një aktor kyç në përpjekjet për të ndikuar në politikën shqiptare.

Ky është një shkëmbim i turpshëm interesash që vendos në pazar sovranitetin dhe interesat kombëtare të Shqipërisë. Partia Demokratike e Berishës, e cila dikur promovonte vlera të tjera, tani është kthyer në një platformë që, në vend të mbrojë Shqipërinë, përdoret për interesa të të poshtëra.

Një bashkim mes një të dënuari nga SPAK për blerje votash, si Beleri, dhe një politikani të marrë i pandehur nga SPAK, si Berisha, nuk përfaqëson asnjë interes të shqiptarëve. Përkundrazi, është një simbol i degradimit të politikës dhe përdorimit të saj për përfitime personale.

Për vite me radhë, tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë shtuar artificialisht, ku çështja e Belerit është përdorur nga autoritetet greke si një pretekst për një “luftë” diplomatike ndaj Shqipërisë. Futja e tij në politikën shqiptare, me mbështetjen e një lideri si Berisha, i cili e ndjek moton “pas meje qameti” për shkak të halleve të tij personale dhe të familjes së tij, është një shembull i qartë se si nuk duhet të funksionojë politika shqiptare.

Më e rrezikshmja është përdorimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi si mjet presioni për të çuar përpara agjenda të huaja, që dëmtojnë interesat kombëtare të Shqipërisë. Kjo është një strategji që nuk duhet të tolerohet, dhe shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm për lojërat politike që luhen në kurriz të vendit të tyre.

Next Post
Spahiu: PD rrezikon të dalë parti e tretë në diasporë! Berisha nuk u prit në Gjermani nga emigrantët

Spahiu: PD rrezikon të dalë parti e tretë në diasporë! Berisha nuk u prit në Gjermani nga emigrantët

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Te dy si beleri,ashtu edhe monstra e vicidolit,jane si dy kuaj te ngordhur,ase njerine ase tjetrin nuk duan ta shohin,e tju degjojne emrin.Te dy jane antishqiptare,monstra,e beleri.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

Pronar i hotelit ku u plagos 18-vjeçarja/ Kush është Vladimir Gjuta, emër i dëgjuar i botës së krimit

February 14, 2026
Kur bëhet regjistrimi/ Universitetet publikojnë listat e fituesve: Ja ku mund t’i shikoni përgjigjet

Universitetet në alarm: 40% e të diplomuarve punojnë jashtë profilit

February 14, 2026
Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

Letra e fundit e dashurisë, sekreti i Shën Valentinit

February 14, 2026
Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Harry Bajraktari letër presidentit Trump: SHBA të garantojë gjykim të drejtë për ish-drejtuesit e UÇK-së

February 14, 2026
Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

Projekti TID / Rama shkon në Durrës për të takuar banorët protestues, opozita kërkon komision hetimor

February 14, 2026
Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

Kriza e Washington Post të Jeff Bezos, çfarë po ndodh me shtypin amerikan?

February 14, 2026

Protestat e PD/ Kthupi: Berisha po injorohet nga faktori ndërkombëtar, partitë s’duhet të ushtrojnë dhunë

February 14, 2026

Rasti i Veliajt, media amerikane: SPAK ka zëvendësuar pavarësinë gjyqësore duke arritur rezultate politike nën petkun e ligjshmërisë

February 14, 2026
Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

Zelensky, Rubio dhe figura të fuqishme ndërkombëtare nën një çati! Çfarë pritet sot në Mynih

February 14, 2026
Gati ligji i ri, Shqipëria do të ulë moshën për t’u pajisur me armë zjarri me leje

“Kam bërë disa gabime në jetë”/ Çfarë deklaroi 18-vjeçarja që u vetëplagos në Sauk

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In