• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A bëjnë mirë vendet e Ballkanit që presin pas derës së BE-së?!

by S M
30/11/2016 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Integrimi nuk është më një prioritet dhe BE-ja rrezikon të tkurret pa u zgjeruar përsëri. Megjithatë, vendet e Ballkanit synojnë ende një pranim dhe zhvillojnë një strategji të re në mënyrë që të rifuten në radarët e Brukselit. Shanset për të parë një vend evropian në BE në një të ardhme të afërt janë të pakta. Por kjo nuk e pengon Ballkanin të trokasë në portën e bllokut, duke u përgatitur me çdo kusht për pranimin. Në këtë kuadër, më 29 nëntor u paraqit një strategji e re në Bruksel nga Lëvizja Evropiane Ndërkombëtare, si dhe nga disa grupe refleksioni që bëjnë thirrje që integrimi i Ballkanit të rivihet në rendin e ditës. Këto linja të reja drejtuese inkurajojnë rajonin të bashkohet dhe Komisionin Evropian dhe shtetet anëtare ta përshpejtojnë përfshirjen e rajonit. Megjithatë, aderimi i Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe i Serbisë ka ende disa pengesa.

T’u fitosh zemrën evropianëve

Kur kryetari i KE-së, Jean-Claude Juncker, dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u emëruan më 2014, të dy deklaruan se nuk do të kishte anëtarë të rinj para 2019-s. Problemet e tjera botërore si kriza e refugjatëve dhe ajo financiare, marrëveshjet për shkëmbimet e lira, Brexit-i dhe ndryshimet klimatike e kanë mënjanuar më shumë perspektivën e pranimit të anëtarëve të rinj në BE. Në këtë aspekt, autorët e strategjisë e konsiderojnë një sfidë të madhe mbështetjen e vendeve anëtare për Ballkanin. E vërteta është se fuqizimi i populizmit dhe perceptimi negativ për rajonin, gjurmët e konflikteve në ish-Jugosllavi, i shtyjnë shumë nga këto vende anëtare t’i rrisin kërkesat e tyre. Edhe Jean-Claude Juncker duket se është i këtij mendimi, meqë ka insistuar në domosdoshmërinë « për të konsoliduar atë që është arritur në gjirin e  28 vendeve anëtare », gjatë paraqitjes së prioriteteve të tij më 2014. Goran Svilanović, sekretar i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor duhet ta pranojë sfidën « që të punojë me qytetarët evropianë në mënyrë që t’u fitojë atyre zemrën », me shpresën që këta të ndikojnë pastaj te vendimmarrësit politikë të vendeve të tyre. Srategjia përmend sidoqoftë një dokument të vitit 2015 të Qendrës Publike Evropiane, e cila nxirrte si konkluzion se « opinioni publik nuk ishte një faktor dominant për pozicionin zyrtar të vendeve anëtare » gjatë zgjerimit. Kjo tregon se një qasje e fokusuar te zemrat dhe shpirtrat nuk është e mjaftueshme. Eurodeputeti i PPE-së, Eduard Kukan, mendon se një zgjerim i BE-së duket më i komplkuar tani e tutje, jo vetëm për shkak të krizave të brendshme, por edhe për shkak të integrimit të realizuar deri tani. Sipas tij, Sllovakia, vendi i tij që duan ta imitojnë vendet e Balkanit, ka pasur shansin që hyri shumë herët në BE.

Imazhi negativ

Strategjia në fjalë synon të përmirësojë imazhin negativ të rajonit e ta paraqesë zgjerimin si zgjidhje për problemet e mëdha të blloku. Ajo u drejtohet grupeve të refleksionit dhe vendeve anëtare me ndikim, që janë kundër pranimit të anëtarëe të rinj. Theksi vihet në promovimin e avantazheve të rajonit dhe nevojën për të rivendosur besimin mes vendeve kandidate të Ballkanit. Në fakt, disa ndarje të brendshme duhen kapërcyer, meqë Ballkani Perëndimor nuk e mbështet 100 përqind futjen në BE. Po kështu, plotësimi i kritereve të kapitujve të ndryshëm për pranimin nuk është një punë e lehtë dhe procesi i gjatë në kohë parakupton një ngarkesë shumë të madhe financiare e njerëzore. Strategjia për promovimin rajonal thekson faktin se aderimi zvogëlon shpenzimet dhe do të ishte një shans i mirë për Ballkanin e prekur prej shumë kohësh nga kriza financiare.

Modelet

Disa mësime duhen nxjerrë gjithashtu nga fushata e Brexit-it, meqë shumë vëzhgues e kanë qortuar kampin për « Daljen » se nuk ia komunikoi sa duhet elektoratit avantazhet e BE-së. Eurodeputi gjerman Jo Leinen (S&D), anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka folur dje mbi raportet e Komisionit për  progresin e Bosnjë-Hercegovinës e të Shqipërisë. « Shoqëria civile duhet të ketë të drejtë ta ndjekë nga afër procesin e negociatave », u shpreh ai. Për pranimin e Turqisë, përfaqësuesi gjerman deklaroi se procesi ishte « ngrirë, por nuk është hequr dorë plotësisht ». Në një kritikë të nënkuptuar ndaj Mbretërisë së Bashkuari, Jo Leinen theksoi faktin se « vendet anëtare nuk kanë treguar deri tani se duan të heqin dorë nga premtimi i dhënë për pranimin e anëtarëve të rinj ». Për sa i përket modelit, ai përmend në mënyrë të veçantë grupin e Vishegradit (Republikën Çeke, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë), që u formua në fillim të viteve 1990 për të promovuar integrimin evropian të katër vendeve. Këto u pranuan në BE më 1 maj 2004. Një rrugë që ëndërrojnë ta ndjekin edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor…(Samuel Morgan, Euractiv)/ Përgatiti : Gjovalin Kola

Next Post
Familja e luti Churchillin që të mos bëhej mysliman

Si sot, më 30 nëntor, ka lindur Churchill dhe Mark Twain

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com