• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj takohet me Presidentin Rajonal të Kalabrisë: Po shohim mundësi për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik

by A R
20/10/2023 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot vizitën zyrtare disaditore në komunat e banuara nga arbëreshët në rajonin e Kalabrisë me ftesë të autoriteteve kalabreze dhe Institutit Rrajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë.

Presidenti Begaj zhvilloi në Katanxro, një takim me Presidentin e Rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto, dhe me përfaqësues të tjerë të komunave dhe provincave të rajonit me të cilët diskutoi për angazhimin e Italisë dhe Shipërisë në mbështetje të diasporës historike arbëreshe si dhe komunitetit shqiptar në tërësi. Një vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Shqipërisë dhe rajonit të Kalabrisë.

Presidenti Begaj dha këtë deklaratë pas takimit me Presidenti rajonal të Kalabrisë, Roberto Occhiuto:

“Jam i bekuar që ndodhem sot këtu, me ju. Falenderoj shumë Presidentin e Rajonit të Kalabrisë, Institutin Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë! I falenderoj për ftesën, për mikpritjen dhe për për të gjithë mbështetjen. Kalabria është atdheu i ri i të parëve tanë, të cilët u detyruan të lënë trojet e tyre jo me vullnet dhe dëshirë, por të detyruar nga pushtuesit.

Megjithë vuajtjen në fillim, ata ditën të trashëgojnë, të ruajnë dhe të promovojnë gjuhën, traditën, kulturën dhe çdo element tjetër të lidhur me identetin shqiptar. Jam këtu për të falenderuar pasardhësit e Rilindasve Arbëreshë, të cilët kontribuan jashtëzakonisht shumë për pavarësinë e Shqipërisë dhe për forcimin e shtetit shqiptar. Ata janë një frymëzim shumë i madh për ne, model i veçantë i asaj që quhet atdhedashuri.

Në fakt, këmbanat bien prej gjashtë shekujsh dhe tregojnë se sa shumë rreh zemra shiptarit për shqiptarinë. Do të doja që gjatë kësaj vizite të takoja çdo njeri, të rajonit tuaj. Do të doja të nderoja çdo njeri që ka një reputacion dhe autoritet të padiskutueshëm, sidomos ata arbëreshë.

Aktualisht doja të falendëroja Presiedentin e Rajonit të Kalabrisë për të gjithë bisedën e ngrohtë që zhvilluan së bashku. Shqipëri e shikon Italinë mike si portën hyrëse në Komunitetin Evropian. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë politik mes dy vendeve. Kemi vizita të ndërsjella të nivelit të lartë të cilat nuk kanë ndodhur më parë. Po ashtu, Italia zë vendin e parë në Shqipëri për shkëmbimet tregtare, por së bashku me Presidenin menduam që duhet të jetë Kalabria e para.

Ne do të shikojmë në të ardhmen për të gjitha mundësitë që mund të ofrojnë të dy vendet për bashkpunimin ekonomik dhe tregtar, në fusha me interes të ndërsjellë. Presidenti e ka arritur me vendosjen e linjës ajrore direkte dhe për 50 minuta vjen nga Tirana në Kalabri. Hapat e parë janë hedhur. Do të shohim tani mundësi të tjera bashkëpunimi nëpërmjet universiteteteve dhe rritjes së shkëmbimit tregtar dhe siç e thashë, në fusha me interes të përbashkët.

/a.r

Next Post
Gjinushi: Marrëveshja për Butrintin ka probeme juridike, s’jemi konsultuar!

Në garë me veten e tij, Skënder Gjinushi rizgjidhet në krye të ASH me 98% të votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

October 22, 2026
Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In