• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj në Prishtinë: Shqipëria do punojë për të zbardhur të gjithë gjenocidin serb

by A R
12/06/2024 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i është adresuar Kuvendit të Kosovës në një fjalim përmes të cilit theksoi se ky është një “përvjetor i shenjtë për shqiptarët”. Ndërsa tha se shqiptarët përulen me nderim para figurave më të larta të kombit që bënë të mundur që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.

“Përulemi me nderim para martirëve dhe figurave të shquara. Sot nderojmë Ibrahim Rugovën, arkitektin e Pavarësisë, simbolin e rezistencës paqësore. Sot nderojmë Adem Demaçin, veprimtarin qëndrestar të çështjes kombëtare. Sot përulemi përpara Jasharëve, familjes simbol të martirizimit për Kosovën e pavarur. Luftëtarët e UÇK-së i falën jetën Kosovës së lirë e të pavarur. Kosova nuk ishte vetëm. Qindra vëllezër nga Shqipëria, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut e Diaspora iu bashkuan luftës. Shqipëria hapi zemrën dhe dyert e shtëpive për vëllezërit e motrat e dëbuar nga spastrimi etnik e gjenocidi i Millosheviçit”, tha Begaj.

Kreu i shtetit shqiptar tha se Kosova nuk ishte vetëm por kishte edhe aletatët e saj në krah që bënë të mundur t’i japin fund gjenocidit të Millosheviçit dhe ndalimit të spastrimit etnik.

“Kosova nuk ishte vetëm! SHBA-ja, Britania e Madhe, BE-ja dhe NATO, mbështetësit e fuqishëm të kauzës së saj.  Ndërhyrja e tyre ndaloi spastrimin etnik, gjenocidin, dhe i dha të drejtë popullit që kërkonte lirinë. Ndërkombëtarët ishin hartuesit dhe zbatuesit e projektit të shtetformimit të Kosovës. Kosovë-Shqipëri, dy shtete, një komb, një gjak, një gjuhë, një ëndërr dhe aspiratë e madhe. Shqiptarët kanë nevojë për të ruajtur dhe forcuar kohezionin kombëtar dhe socio-kulturor edhe sot.

Në sfidat e kohërave, epokave dhe padrejtësive, shqiptarët e kanë të pacenueshëm shqiptarizmin. Kemi nevojë më shumë se kurrë për manifest krenarie kombëtare. Serbia dhe aleatët e saj, një fushatë keqdashëse për të njollosur luftën për çlirimin e Kosovës. Nuk lejojmë të vendoset barazimi mes krimit të programuar serb dhe luftës për dinjitet e mbijetesë të shqiptarëve në Kosovë. Nuk lejojmë që krimi të shfaqet si virtyt, kur miqtë tanë ndërkombëtarë janë për bashkëjetesën shqiptaro-serbe. Kemi përgjegjësi për të ruajtur dhe forcuar paqen, sigurinë dhe zhvillimin. Aspiratat për integrimin Euroatlantik të faktorit shqiptar janë më të forta se kurrë. Do të punojmë fort për këtë objektiv”, nënvizoi më tej Begaj.

Presidenti shtoi më tej se “shteti shqiptar e ndjen detyrë dhe mision të mbështesë çdo përpjekje të institucioneve të Kosovës.  Shqipëria do të punojë për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për të zgjeruar numrin e njohjeve”

“Shqipëria do të punojë për të zbuluar të gjithë të vërtetën, ende të panjohur, të krimeve dhe gjenocidit në Kosovë. Kosova nuk është vetëm. Kosova nuk do të jetë vetëm. Çdo betejë juaja, është beteja jonë. Çdo sukses juaji, është sukses i gjithë shqiptarisë”, përfundoi Begaj.

/a.r

Next Post
“Nuk talleni dot më”, Baçi-mazhorancës: Kryetarin Berisha do e keni shpejt në Parlament

“Nuk talleni dot më”, Baçi-mazhorancës: Kryetarin Berisha do e keni shpejt në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com