• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj mesazh urimi për studentët: Radha juaj të merrni stafetën dhe bëni atë çka ne nuk mundëm

by A R
02/10/2023 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjithë studentët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.

Në mesazhin e urimit, kreu i shtetit inkurajon studentët që t’i dedikohen studimeve për një të ardhme më të mirë për ta.

Mesazhi i Presidentit Bajram Begaj:

Të dashur studentë,

Dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë studentët që sot do të fillojnë vitin e ri akademik 2023-2024!

Për ju, të dashur studentë që uleni për herë të parë në auditore, sot është fillimi i një ndryshimi të madh: “Dita e parë e jetës universitare.”

Si student i dikurshëm e kujtoj ende fare mirë ditën e parë të mbushur me emocione, kureshtje dhe pasiguri. Prandaj i kuptoj shumë mirë ndjenjat dhe emocionet tuaja.

I kuptoj shumë mirë edhe ata të cilët janë drejt përfundimit të diplomës, kur mendojnë se çfarë duhet të bëjnë pas universitetit. Një gjë është e sigurt, vendimet tuaja profesionale do të jenë e ardhmja jonë e përbashkët. Ndaj uroj  e besoj fort se kjo do të jetë e ardhmja që dëshironi.

Ndërkohë, shfrytëzojeni mundësinë e artë për t’u shkolluar dhe dedikojuni arsimimit tuaj akademik.

Çdo ditë në auditore mendoni si të përfitoni sa më shumë dije. Punoni fort, studioni! Formësojeni vehten dhe objektivat tuaja nëpërmjet punës për t’i arritur ato!

Guxoni të ëndërroni dhe shfrytëzoni mundësitë e shkollimit që realizimi i këtyre ëndrrave të jenë një realitet më i mirë i shoqërisë shqiptare në të ardhmen.

Në demokraci nuk ka rëndësi se nga vjen, por ku shkon. Objektivat tuaj afatgjatë, ndonjëherë mund t’ju duken shumë larg. Por çdo rrugë e gjatë nis me një hap të shkurtër. Hidheni hapin të sigurt.

Ne, si prindër dhe shoqëri, ju jemi borxhlinj sepse mbase nuk kemi bërë dot më të mirën, por kemi bërë më të mundshmen në rrethanat që u gjendëm dhe me aftësitë që kishim.

Tani është radha juaj, të nderuar studentë, kudo që ndodheni, ta merrni stafetën dhe të bëni nesër atë cka ne nuk arritëm ta bënim deri më sot.

Stafeve akademike i uroj gjithashtu një fillim të mbarë e të suksesshëm! Përkushtojuni profesionit me pasion e mendjehapësi!

Nxisni të menduarin kritik dhe përshtatni metodat e mësimdhënies me ato të pedagogjive aktive!

Shpresa për një të ardhme më të mirë është në duart tuaja! Suksese të gjithëve!

/a.r

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sondazhi: 2/3 e shqiptarëve të rritur, vlerësimi pozitiv për punën e Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

“Zoti Braho a do të shohim drejtësi për 21 janarin?” Ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 3, 2026
Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

July 3, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

“NATO mbuloi boshllëqet e lëna nga SHBA!” Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

July 3, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

NYT: Izraeli planifikoi të vriste dy negociatorët iranianë, SHBA paralajmëroi fshehurazi Teheranin

July 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Korrik 2026

July 3, 2026
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Braho: Vijnë dosje në mënyrë të padrejtë në SPAK, vetëm se ka emër zyrtari

July 3, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Ku mbiu kjo urrejtje e shëmtuar?

July 3, 2026
Pirdeni: Marrëveshje me KE në shtator për punësimin afatshkurtër të zyrtarëve shqiptarë në institucionet e BE-së

Pirdeni: Marrëveshje me KE në shtator për punësimin afatshkurtër të zyrtarëve shqiptarë në institucionet e BE-së

July 3, 2026
Protestuesit e arrestuar takohen me Balliun në qeli / Deputeti i Berishës: Ishin shumë të motivuar!

Protestuesit e arrestuar takohen me Balliun në qeli / Deputeti i Berishës: Ishin shumë të motivuar!

July 3, 2026
BE merr vendimin e fortë, ndalohet totalisht “Russia Today” në Europë!

BE merr vendimin e fortë, ndalohet totalisht “Russia Today” në Europë!

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In