• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

by A R
13/10/2026 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE-ja kufizon ndjeshëm importin e makinave hibride nga Kina. Pavarësisht marrëveshjes me Pekinin për një tavan importesh, Brukseli po përgatitet edhe për një përshkallëzim të mundshëm të mosmarrëveshjes tregtare.

BE-ja dëshiron t’u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të automobilave dhe për këtë arsye po kufizon konkurrencën nga Kina. BE-ja ka vendosur të përgjysmojë importet e automjeteve hibride plug-in nga ky Kina. Në të ardhmen në tregun e BE-së do të lejohen të shiten në vit vetëm 350.000 automjete hibride plug-in nga Kina. “Kjo do t’i ulë me më shumë se gjysmën importet aktuale në Bashkimin Evropian”, tha një zyrtar i BE-së.

Makinat elektrike kineze shpesh më të lira

Që në fund të javës së kaluar Kina dhe BE-ja arritën një marrëveshje për kufizimin e importeve, por pa i bërë publike detajet. BE-ja druhet se makinat kineze mund të nxjerrin nga tregu prodhuesit evropianë, pasi ato ofrohen me çmime më të ulëta.

Për këtë arsye në vitin 2024 Bashkimi Evropian vendosi tarifa doganore shtesë për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Si pasojë eksportuesit kinezë e zhvendosën vëmendjen te automjetet hibride plug-in, shitjet e të cilave në Evropë janë rritur ndjeshëm.

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian numri i automjeteve hibride plug-in kineze të shitura në BE mund të arrijë këtë vit në rreth 800.000.

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

Tavan për automjetet hibride

Në të ardhmen autoritetet doganore të Bashkimit Evropian nuk do të miratojnë më importin e automjeteve hibride nga Kina sapo të arrihet kufiri vjetor i përcaktuar. Në vitin e parë ky kufi do të jetë 350.000 automjete, ndërsa më pas do të rritet me 6 për qind në vit. Pas katër vjetësh ky kufizim do të hiqet.

Masat e para konkrete për kufizimin e importeve të këtyre automjeteve pritet të hyjnë në fuqi në fillim të dhjetorit. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për katër vjet.

Kufizimi prek edhe prodhuesit evropianë të automjeteve

Kufiri i ri do të zbatohet për të gjitha automjetet hibride plug-in të prodhuara në Kinë, pavarësisht se prej kujt prodhohen. Kjo do të thotë se masa prek edhe kompanitë evropiane që i prodhojnë ose i montojnë automjetet e tyre në Kinë.

Nga ana tjetër prodhuesit kinezë që kanë fabrika në vende të tjera, si p.sh. Turqia, nuk do të preken nga kufizimi.

Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, u takuan të premten e kaluar në Pekin. Sipas Šefčovičit, Kina u zotua se do të ulë edhe tarifat doganore për disa produkte që vijnë nga Bashkimi Evropian. Po ashtu Pekini ra dokord që të lehtësojë edhe procedurat për miratimin e licencave të eksportit të metaleve të rralla dhe të magnetëve me aftësi të përheshme që eksportohen në BE, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Mineralet dhe metalet e rralla dhe magnetët  me aftësi të përhershme janë të rëndësishëm për industri të ndryshme evropiane, veçanërisht për prodhimin e automjeteve elektrike, turbinave me erë dhe pajisjeve elektronike.

BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

BE-ja përgatitet për një përshkallëzim të mundshëm

Bashkimi Evropian importon shumë më tepër mallra nga Kina sesa eksporton në Kinë. Po ashtu kompanitë evropiane varen nga lëndët e para, gjysmëpërçuesit dhe materialet për energjitë e rinovueshme që vijnë nga Kina.

Në fund të kësaj jave liderët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë edhe për marrëdhëniet e tensionuara tregtare me Pekinin. Ata synojnë të jenë të përgatitur edhe për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit tregtar.

Për këtë arsye Komisioni Evropian po përgatit disa ligje të reja. Njëri prej tyre do t’i detyrojë kompanitë në sektorë të caktuar të mos i sigurojnë lëndët e para dhe komponentët vetëm nga një furnizues i vetëm, por nga disa vende të ndryshme.

Një projektligj tjetër synon t’i japë BE-së mundësinë që, në rast nevoje, ta përjashtojë plotësisht një shtet nga tregu evropian.

Ndërkohë që negociatat mes Brukselit dhe Pekinit do të vazhdojnë, BE-ja shpreson të arrijë kufizime të tjera për mallrat kineze. Sipas burimeve në Bruksel komisioneri evropian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, do të zhvillojnë një bisedë telefonike në janar, ndërsa takimi i radhës është planifikuar për mars.

Next Post
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Sytë katër në këtë datë! Meri Shehu paralajmëron goditje të forta: Java më tradhtare…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com