• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE-ja mbetet shumë skeptike ndaj planeve britanike për Brexit

by Java News
22/07/2018 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Propozimet britanike për marrëdhëniet ndaj Brexit janë pranuar me rezerva në Bashkimin Europian. Para së gjithash idetë për partneritetin ekonomik ngrenë pikëpyetje. Kryenegociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier nuk është i sigurtë, nëse propozimet britanike për Brexit janë të zbatueshme.

E paqartë është, nëse ato janë „në interes të BE-së” dhe „në ujdi me parimet bazë të saj”, europiane, u shpreh Barnier. Bashkë me ministrat e Europës të 27 vendeve anëtare, Barnier diskutoi në Bruksel planet britanike. Në qendër të tyre zona e tregtisë së lirë me BE dhe vazhdimi i shkëmbimit të lirë të mallrave dhe produkteve bujqësore. Londra synon një „libër rregulloresh të përbashkëta” me BE, për të harmonizuar standartet dhe direktivat.

Por këto ide të Londrës lenë pyetje të hapura që duhet të diskutohen me palën britanike, tha Barnier. Në këtë pikë ai përmendi harmonizimin e tyre me katër liritë themelore të tregut të përbashkët europian për personat, mallrat, kapitalin dhe shërbimet.

Libri i bardhë i qeverisë britanike shkakton skepticizëm

Si një tjetër pikë delikate për marrëveshjen e planifikuar të daljes nga unioni, Barnier përmendi çështjen e Irlandës. Ende nuk ka ujdi për kufirin mes anëtares së BE, Irlandës dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe. Për këtë problem duhet të kemi plan garancie, kërkoi Barnier.

Edhe nga Irlanda erdhën tone skeptike. Libri i bardhë i qeverisë britanike është një bazë për t’u diskutuar, tha ministri i Jashtëm, Simon Coveney radios RTE, por negociatat nuk do të jenë të lehta.

Edhe nga kryeqendrat europiane reagimet janë të rezervuara. BE tregohet e hapur, por kjo nuk do të thotë se „libri i bardhë” gjen mirëkuptim të plotë në BE.

Edhe ministri gjerman i Shtetit në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, tha se për BE ka rëndësi vendimtare që 27 vendet e BE të paraqiten të vendosura, dhe të ruhet integriteti i tregut të brendshëm.

Sipas kryenegociatorit, Barnier marrëveshja e daljes nga unioni duhet të jetë gati deri në tetor apo nëntor, me qëllim që të mundësohet ratifikimi nga parlamentet e vendeve të BE, deri në mars 2019.(DW)

Next Post
UKT shtrin rrjetin e ri, përftojnë banorët e rrugëve “Tish Dahija” dhe “Pjetër Budi”

UKT shtrin rrjetin e ri, përftojnë banorët e rrugëve “Tish Dahija” dhe “Pjetër Budi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Intervista / Marc Lazar: Populizmi u sfidua nga humbja e Orbanit, por nuk ka vdekur!

April 13, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

Kronika si dëshmitare e arratisjes së Sypetritit të financave me linjën e Vjenës

April 13, 2026
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

Mesazhi i eurodeputetit shqiptar në prag të Samitit të Diasporës: Kurrë nuk i harroj rrënjët!

April 13, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Kurthet procedurale me sekuestrimin e sendeve

April 13, 2026
Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

Forcat iraniane: Bllokada amerikane në portet e Gjirit është “akt piraterie”

April 13, 2026
Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

Trump sulmon Papa Leonin: I dobët dhe i paaftë, po të mos isha unë s’do ishte në Vatikan

April 13, 2026
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez: Kina duhet të marrë rol më të madh global

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In