• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE analizon agjendën e reformave, detaje nga takimi i Von der Leyen me liderët e Ballkanit Perëndimor

by A R
15/09/2024 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila është zgjedhur në krye të këtij institucioni edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, do t’i mbledhë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel, më 19 shtator.

Me këtë takim, ajo do që të dëshmojë se edhe në mandatin e ri, do t’i kushtojë kujdes të veçantë këtij rajoni dhe në përgjithësi procesit të zgjerimit të BE-së.

Megjithatë, qëllim kryesor i këtij takimi është diskutimi për “agjendat e reformave dhe rritjes”, të cilat gati të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar në Komisionin Evropian, si parakusht për të pranuar pagesat e para nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar nga BE-ja në maj të këtij viti.

Von der Leyen ka qenë personalisht e angazhuar në promovimin e këtij plani, ndërsa atë e ka mbështetur edhe Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare në Këshillin e BE-së.

Sipas burimeve në BE, takimi i Von der Leyenit me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një rast i mirë për të parë se ku kanë arritur këto vende me përgatitjet e tyre për t’i realizuar qëllimet e këtij plani.

Secili vend është dashur ta përgatisë një agjendë reformash, të bazuar në rekomandimet paraprake të trupave të BE-së.

Këtë e kanë bërë tashmë pesë vende të rajonit, ndërsa Bosnje e Hercegovina është e vetmja, e cila, për shkaqe të brendshme politike, nuk e ka bërë ende.

Pritjet në BE kanë qenë që, në mes të shtatorit, Komisioni Evropian t’i miratonte këto agjenda të vendeve të rajonit. Pritej që kjo të ndodhte edhe para takimit të 19 shtatorit, por procesi është shtyrë për muajin tetor.

Si arsye jozyrtare përmendet fakti se Bosnje e Hercegovina nuk e ka dorëzuar ende planin e saj. Dhe, marrë parasysh se në këtë vend së shpejti do të zhvillohen edhe zgjedhjet lokale, këtë nuk pritet ta bëjë deri në tetor. Këto vonesa mund të ndikojnë, pastaj, që të mos realizohet qëllimi i Presidencës hungareze të BE-së, që pagesat e para për vendet më të avancuara, të bëhen para fundit të këtij viti.

Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes. Mbi 250 milionë, Kosovës do t’i ndahen si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Llogaritja për shumën financiare që do t’i takojë secilit vend, është bërë në bazë të Bruto Prodhimit Vendor (GDP), numrit të banorëve dhe disa kritereve të tjera. Por, gjatë prezantimit të këtij plani, vendeve të rajonit u është thënë qartë se nëse nuk i kryejnë reformat pas një apo dy vjetësh, atëherë shuma do t’u shpërndahet vendeve tjera.

Përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian planifikon të ndajë rreth 6 miliardë euro për vendet e këtij rajoni në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027.

Prej kësaj shume, dy miliardë do të jenë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme. Qëllimi është që të ndihmohet rritja ekonomike dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit evropian të këtij rajoni.

Përfituese të këtyre mjeteve janë të gjitha vendet e rajonit: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Serbia. Plani ka po ashtu qëllim të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e tregut të përbashkët në rajon, i cili gradualisht do të integrohej në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Ky plan, sipas zyrtarëve të BE-së, nuk e ka në asnjë mënyrë qëllim që të krijojë një alternativë të zgjerimit të BE-së, por ta bëjë anëtarësimin e këtyre vendeve në BE më të lehtë.

Në BE vazhdojnë të rikujtojnë se për shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Plani i Rritjes, vendet e rajonit duhet t’i përmbushin disa kushte, prej të cilave ato kryesoret kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe sigurimin e procedurave për kontrollin financiar sipas standardeve evropiane.

Për Kosovën dhe Serbinë, si kusht specifik përmendet edhe përparimi në rrugën drejt normalizimit të raporteve – gjë që përfshin angazhimin e tyre konstruktiv në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Nëse nuk do të ketë përparim në normalizimin e raporteve, sipas diplomatëve në BE, vendet që do të identifikohen si jokonstruktive, do të mund të kenë pasoja edhe përmes bllokimit të pagesave nga Plani i Rritjes. Kosova, aktualisht, është nën disa masa ndëshkuese të BE-së – për shkak të tensioneve në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe – të cilat përfshijnë ndaljen e pagesave nga Instrumentet e Para- Anëtarësimit të BE-së (IPA). Plani i Rritjes është i veçantë dhe nuk është i përfshirë në IPA.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, si paketë prej 6 miliardë eurosh, është konsideruar si plani më ambicioz i saj për këtë rajon. Shuma prej afro 900 milionë eurosh për Kosovën do të jetë, po ashtu, shuma më e madhe që ajo përfiton nga BE-ja në një paketë të veçantë.

/a.r

Next Post
Banori i “Big Brother” bën paralajmërimin e papritur: Do bëj denoncim kur të dal…

Ish-banorja e BB rrëfen detaje nga ndarja me partnerin: E kam uruar për ditëlindje, por nuk më ka kthyer SMS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi regjistron dy dosje ndaj kreut të BIA dhe ministrit të Drejtësisë!

November 5, 2026
Zbardhen debatet në Komision për buxhetin e Shëndetësisë! Spahia largohet nga mbledhja, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë!

Zbardhen debatet në Komision për buxhetin e Shëndetësisë! Spahia largohet nga mbledhja, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë!

November 5, 2026
“Një 69-vjeçar akoma nuk është gjetur!”- Shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh, reagon kryebashkiaku i Elbasanit: U shemb kati i katërt dhe…

Shpërthimi tragjik në pallatin në Elbasan, Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet! Probleme me ndërhyrjen? Asnjë vonesë nga zjarrfikësja

November 5, 2026

Asambleja e PS-së më 14 nëntor, ja çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

November 5, 2026
Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

Kosova nuk e kaloi klasën e BE-së, Krasniqi: Progresi në reforma ka ngecur, s’ka strategji kombëtare!

November 5, 2026
Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

Polonia ndalon gjashtë persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë!

November 5, 2026
“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

“Do vijojmë protestat”- Aksioni i veteranëve në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, nënkryetari Syla: Rikthimi i ligjit në Kuvend, i qëllimshëm nga Kurti!

November 5, 2026
Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

Fabrikat e vajit ndotin tokat në Fier, i shkarkojnë mbetjet në kanale, përrenj dhe lumenj!

November 5, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

November 5, 2026
Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti shpjegon se si funksionon: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra dhe…!

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In