• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE, 368 mln euro për hekurudhën: Vorë-Hani i Hotit, 120 km e gjatë. Linja që i shërben transportit ndërkombëtar

by Java News
27/02/2024 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian dhe një sërë institucionesh të tjera financiare do të mbështesin me rreth 368 milion euro projektin rehabilitues hekurudhor Vorë -Hani i Hotit, i cili përshkon veriun e vendit.

Gjatë këtij viti pritet tw mbyllen procedurat e prokurimeve, ndërsa në 2025-ën do të nisin punimet. Në projektin e ri është parashikuar zgjerimi i trasesë dhe ndërtimi i 12 urave të reja për të akomoduar vagonët e rinj elektrik dhe siguruar shpejtësi maksimale deri në 120km/h. Ky projekt infrastrukturor e afron Evropën edhe me pranë Shqipërisë.

“Kjo linjë prej 120 kilometrash është e vetmja linjë hekurudhore që mundëson transport ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve të vendit me malin e zi. Dhe Shqipëria me malin e zi lidhen nëpërmjet stacionit të Tuzit për të vazhduar më pas në Podgoricë dhe me vendet e tjera të rajonit, Beograd, Zagrebi, Ljubjana deri në Budapest”, tha per Top Channel Erjola Muka-Drejtoreshë e Politika dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit.

Në fundin e këtij viti pritet dhe përfundimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës me degëzim në aeroportin e Rinasit që do të ndërlidhet me atë të Vorë – Hani i hotit.

“Rrjeti hekurudhor shqiptar nis me Durrësin që konsiderohet kilometri zero. Më pas është plotësuese e projekteve të tjera, të cilat pritet të fillojnë. Përveç këtij projekti është përfituar dhe projekti I linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, e cila është pjesë e Korridorit 8. Ndërkohë është ende në proces studimi fizibiliteti dhe dizajni pjesa tjetër e korridorit 8-të Rrogozhinë-Pogradec deri në kufi me Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Erjola Muka-Drejtoreshë e Politika dhe Zhvillimit të Infrastrukturës dhe Territorit.

Në planin e ri të Rritjes së Bashkimit Europian, fondet për Ballkanin Perëndimor janë rritur, ndërsa vendet duhet të konkurrojnë me projekte ambicioze për marrë investime nga Evropa, kryesisht në projekte që lidhen me rrjetet rrugore evropiane./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In