Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani ka deklaruar se vendi nuk ka alternativë tjetër përveç që përmes bisedimeve të kërkojë gjetjen e një zgjidhjeje për daljen nga kriza e vështirë politike.
“Bisedimet janë të pa alternativë, nuk ka mënyrë tjetër përveç se një marrëveshje politike.
Zgjidhja duhet të gjendet përmes mbledhjes së sërishme të Kuvendit, dhe ndoshta këtu është propozimi që Gjykata Kushtetuese të anulojë vendimin për shpërbërjen e Kuvendit, mirëpo bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse janë të paalternativë dhe ato duhet të vazhdojnë”, tha ai për Alsat. (b.an)