• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BD e nis fushatën pa miting: Do shkojmë ne pranë qytetarëve

by Java News
02/06/2019 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nje fushate ndryshe per kryetarin e BD-se Patosi. Fushatën zgjedhore në 1 qershor e ka nisur edhe Partia Bindja Politike, e drejtuar nga Astrit Patozi.

Në ndryshim nga mitingu madhështor i socialistëve, Patozi dhe disa prej kandidatëve të tij zgjodhën që t’u drejtohen qytetarëve me një videomesazh, ku kërkuan mbështetje në 30 qershor.

Patozi deklaroi se forca e tij politike nuk do të zhvillojë asnjë miting gjatë kësaj fushate, duke i cilësuar organizime të tilla si poshtëruese për zgjedhësit.

“Ne kemi hyrë në këtë garë për të mundur dhe rivalizuar kandidatët e Partisë Socialiste, kudo ku marrin pjesë sepse nuk gjejmë asnjë ndryshim mes qeverisë së korruptuar në Tiranë dhe zgjatimeve të saj në të gjitha bashkitë e vendit. Në këtë fushatë nuk do t’i thërrasim kurrë qytetarët të mblidhen rreth nesh, por do të shkojmë ne tek ata për t’i dëgjuar.

Bindja Demokratike shpall refuzimin për mitingjet acaruese të politikës së lodhur, të cilat janë sa të sforcuara, por aq edhe poshtëruese për zgjedhësit. Le ta tregojmë që në formë diferencën e thellë që kemi me rilindjen dhe modelin e saj të shëmtuar”, tha Patozi. Koordinatori i BD-së deklaroi se forca e tij politike vjen si një ofertë serioze për shqiptarët në kontrast të fortë me rilindjen e konsumuar të Edi Ramës. Patozi u bëri thirrje shqiptarëve të mos i binden Kryeministrit dhe çdo politikani tjetër, që kërkon t’i përdorë për interesa të mbrapshta.

“Edhe pse një forcë e re politike, Bindja, vjen si një ofertë serioze në zgjedhjet e 30 qershorit, në kontrast të fortë me rilindjen e konsumuar që kemi përballë, por edhe me të vjetrit e tjerë që kanë ikur nga procesi. Ndaj, mos iu bind atyre që të ftojnë në të njëjtin eksperiment të dështuar që konsumohet prej gati 30 vitesh në Shqipëri, por voto bindjen tënde. Mos iu bind Edi Ramës dhe politikanëve të tjerë, që duan t’ju përdorin sërish për interesat e tyre të mbrapshta dhe voto bindjen tënde”, theksoi kreu i Bindjes Demokratike.

Në videomesazhin drejtuar shqiptarëve, kandidati i Bindjes Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Arben Skënderi, ka kërkuar votë për një kryeqytet të qetë, me parqe dhe jo të mbuluar nga ndërtimet dhe betoni. Pas tij, kandidatja e Durrësit, Valbona Sakollari, kujtoi gjendjen në të cilën është katandisur qyteti i saj nën qeverisjen e socialistëve. Leonard Olli, kandidati i Korçës, kërkoi nga bashkëqytetarët e tij t’i thonë ndal barbarisë së Rilindjes.

Ndërkohë, kandidatja e Vlorës, Valbona Mezini, u kërkoi vlonjatëve të mos votojnë ata që mendojnë se mund të varin xhaketën në Sheshin e Flamurit, e sërish të dalin fitues.

Në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi do të garojë me 18 kandidatë në disa qytete të vendit.

Në 13 maj, kur ishte edhe afati final i regjistrimit të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, juristët e Bindjes Demokratike depozituan 22 emra, ndërkohë që deklaruan se edhe tre kandidatë të pavarur do të mbështeten nga subjekti i tyre politikë.

Por menjëherë pas dorëzimit në KQZ të emrave të kandidatëve, tre prej tyre dhanë dorëheqjen. (Panorama)

Next Post
Kina dhe SHBA/Pezullim 90-ditor të tarifave tregtare gjatë bisedimeve

Kina kundër Amerikës, modeli i ri i ‘Luftës së Ftohtë’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In