• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BBC: Shqipëria, gati për të bërë historinë ndaj Spanjës

by A R
24/06/2024 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria do të përballet sot me një nga ekipet favorite për të fituar Euro 2024, Spanjën. BBC është ndalur tek kombëtarja kuqezi që thotë se ata mbeten “ambiciozë” për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt për herë të parë në historinë e tyre.

Media britanike shkruan se Spanja është kualifikuar ndërkohë si fituese në grupin B, ndërsa Shqipëria ndodhet e treta me një pikë.

“Shqipëria humbi me Italinë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, si dhe u ringrit për të barazuar me Kroacinë 2-2 në minutat e fundit”, shkruan BBC.

Tashmë trajneri Silvinjo thotë se ekipi i tij do të luftojë për kualifikimin kundër Spanjës.

“Ata janë një skuadër e fortë dhe do të jetë një lojë e fortë. Ne do të përpiqemi. Kemi lojtarë të zotë që janë ambiciozë dhe do të shikojmë të luajmë mirë kundër Spanjës”, tha ai.

BBC është ndalur edhe tek ato që ka thënë sulmuesi Arbër Hoxha. “Spanja është ekipi më i mirë i këtij grupi dhe jo vetëm i këtij grupi, por i të gjithë turneut”, tha ai.

Skuadra e Silvinjos është në një pozitë të vështirë, por trajneri brazilian tha se ekipi është krenar për paraqitjet në Gjermani deri më tani dhe se tani duan që të hedhin një hap më tej.

“Ka tre milionë shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë se nëntë ose dhjetë milionë të tjerë nëpër botë. Ka një gjeneratë që nuk e ka parë ekipin në një kampionat europian. Të gjithë po bëjmë një punë të mirë. Jemi në lojë, krenarë dhe ambiciozë. Spanja është e fortë, por ne do të luftojmë për 90 minuta. Do të ishim të kënaqur nëse luanim në 1/16, por duhet të prodhojmë performancën më të mirë”, tha trajneri.

Kualifikimi i Spanjës është arritur, por për trajnerin Luis de la Fuente loja me Shqipërinë do të jetë e vështirë.

“Shqipëria ka tifozë fantastikë dhe tashmë e kanë krijuar një surprizë këtu. Do t’i qasemi lojës si të gjithë ndeshjeve të tjera, sikur të jetë e fundit. Kemi një strategji për lojtarët që mendojmë se janë gati për ndeshje. Po fokusohemi vetëm në fitore sepse duam të fitojmë në çdo ndeshje”, tha trajneri spanjoll.

Më tej media britanike rendit shanset e Shqipërisë.

“Shqipëria mund të dalë e dyta nëse mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë. Megjithatë nëse Kroacia fiton me dy gola më shumë se Shqipëria mund t’ua marrin pozitën kuqezinjve”, shkruan BBC.

Por prapë se prapë edhe nëse Shqipëria nuk arin të dalë e dyta ka shanse të përparojë në fazën tjetër si një nga katër skuadrat e tjera më të mira.

Më tej britanikja ndalet edhe tek vendimi i fundit i pezullimit me dy ndeshje të Mirlind Dakut. Sa i përket pjesës tjetër, e gjithë skuadra kuqezi është gati. Ndërsa trajneri i Spanjës flet për një rotacion në formacion duke u shprehur se, “gjëja e fundit që duan janë dëmtimet”.

Por çfarë thonë statistikat?

Sigurisht nuk flasin aspak mirë. Në 8 ndeshje, Shqipëria nuk ka fituar asnjë. Spanjollët përveçse i kanë fituar të gjitha, kanë shënuar 31 gola dhe kanë pësuar vetëm 3 nga Shqipëria. Ky është rekord i Spanjës në fakt ndaj Shqipërisë pasi si ndaj kuqezinjve, Lihtenshtejnit dhe Maltës njohin 100% fitore.

Shqipëria ka pësuar të paktën dy gola në tetë ndeshjet me Spanjën. Humbja 9-0 mbetet më e thella që kanë pësuar në një kualifikuese europiani në Dhjetor të vitit 1990.

Kuqezinjtë kanë shënuar golin e parë në të dy ndeshjet në Euro 2024 pavarësisht se nuk kanë arritur të fitojnë.

Nëse Spanja fiton ndeshjen ndaj Shqipërisë do të jetë hera e dytë në histori që i fiton tre ndeshjet e para në një Europian të gjitha. Herën e fundit, e bënë në 2008 kur fituan edhe kampionatin.

Nëse në ndeshje luan Pedri atëherë ai do të vendosë një rekord të ri, duke ia kaluar edhe Cristiano Ronaldos në lidhje me paraqitjet në një Europian.

Ku mund ta ndiqni ndeshjen?

Ndeshjen Shqipëri-Spanjë mund ta ndiqni në Tv Klan në orën 21:00.

Por duhet të qëndroni para ekranit që në orën 20:00 kur nis Eurozone ku mund të njiheni me analizat e ekspertëve më të mirë të futbollit në vend.

Pas sfidës, në orën 23:00 mund të ndiqni emisionin “Kampionët” për të tjera analiza profesionale e  jo vetëm.

/a.r

Next Post
Kapet në Portin e Durrësit turku me dokumente false/ Arrestohet në doganën e Hanit të Hotit 35-vjeçari i shpallur në kërkim nga Spanja

Kapet në Portin e Durrësit turku me dokumente false/ Arrestohet në doganën e Hanit të Hotit 35-vjeçari i shpallur në kërkim nga Spanja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Autoritetet greke paralajmërojnë për shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi të forta: Shmangni lëvizjet e panevojshme

January 6, 2026
Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

Ukraina kërkon garanci sigurie, 35 vende mblidhen sot në Paris për paqen

January 6, 2026
VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

VIDEO / Shiu përmbyt rrugën në Durrës, qytetari gjen zgjidhjen e pazakontë

January 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 7 Janar 2026

January 6, 2026
Hapet sot Lotaria Amerikane / Çfarë duhet të dini për aplikimin këtë vit

Lotaria amerikane në pauzë! Ja çfarë ndodh me intervistat dhe aplikimet në proces

January 6, 2026
Dëbora paralizon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor në Amsterdam dhe Paris

Dëbora paralizon trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor në Amsterdam dhe Paris

January 6, 2026
Trump publikon listën: 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA me ndihmë sociale

Strategjia e re e Trump: Marrëveshje direkte me Groenlandën, duke anashkaluar Danimarkën

January 6, 2026
Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

Çështja “Balluku”, PD këmbëngul të mblidhet Këshilli i Imunitetit: Nuk ka më asnjë alibi

January 6, 2026
Situatë problematike në Durrës, përmbytet edhe kati i parë i burgut

Situatë problematike në Durrës, përmbytet edhe kati i parë i burgut

January 6, 2026
Ndryshimet demokratike janë të pamundshme me të njëjtën klasë politike…!

Një postim i detyruar, por jo dhe aq i dëshiruar….

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In