• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BBC: Sekreti i ndyrë i “kryeqytetit” të ISIS-it

by Java News
14/11/2017 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BBC ka zbuluar detajet e një marrëveshjeje të fshehtë, që bëri që qindra luftëtarë të ISIS-it dhe familjet e tyre të largohen nga Raqqa, nën vëzhgimin e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania, si dhe nga forcat kurde që kontrollojnë qytetin.

Një autokolonë ka transportuar pjesëtarët më të njohur të ISIS-it bashkë me dhjetëra luftëtarë të huaj, disa prej të cilëve tani mund të jenë shpërndarë nëpër Siri apo edhe Turqi.

Marrëveshja për largimin e luftëtarëve të ISIS-it nga Raqqa, kryeqyteti “de facto” i kalifatit të vetëshpallur të tyre, u arrit nga zyrtarë lokalë. Ajo erdhi pas 4 muajsh luftime, që bënë që qyteti të shkatërrohej dhe thuajse të zbrazej nga njerëzit.

Marrëveshja do të kursente jetët dhe do t’u jepte fund luftimeve. Jetët e luftëtarëve arabë, kurdë dhe të tjerëve që kundërshtonin Shtetin Islamik, po ashtu do të kurseheshin. Por, ajo bëri të mundur që qindra luftëtarë të ISIS-it të largoheshin nga qyteti.

Në atë kohë, as koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe as luftëtarët kurdë nuk pranuan të ishin pjesë e saj. Por duket se pakti, që mund të konsiderohet si sekreti i ndyrë i Raqqasë, ka sjellë një rrezik për botën, duke lejuar militantët të përhapen edhe përtej Sirisë.

Përpjekjet për ta mbajtur atë të fshehtë kanë qenë të mëdha, por BBC ka folur me dhjetëra njerëz që ndodheshin në autokolonë, e kishin parë atë, apo edhe me njerëz që kanë negociuar marrëveshjen.

Forcat kurde spastruan fillimisht Raqqanë nga mediet. Largimi i Shtetit Islamik nga baza e tij nuk u bë televiziv. Publikisht, luftëtarët kurdë thanë se vetëm disa luftëtarë do të lejoheshin të largoheshin, të gjithë lokalë, por sipas dëshmive të dhëna BBC-së, kjo nuk ishte e vërtetë.

Ky – sipas BBC, -nuk ishte një evakuim, por eksodi i të ashtuquajturit Shteti Islamik. Ishte thënë se asnjë luftëtar i huaj nuk do të lejohej të dilte nga Raqqa i gjallë, por edhe ata ishin ngjitur në kamionë. Pas investigimit të BBC-së, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pranon tani se ka luajtur një rol në marrëveshje.

Rreth 250 luftëtarë të ISIS-it u lejuan të largoheshin nga Raqqaja. Një zëdhënës i koalicionit perëndimor kundër Shtetit Islamik thotë se ata donin që askush të mos dilte nga Raqqa, por në përfundim ishin udhëheqësit lokalë në terren, ata që thanë fjalën e fundit. Ishin ata që luftonin e vdisnin dhe ata duhet të merrnin vendimet, përcjell TCh.

Edhe pse një zyrtar perëndimor ka qenë i pranishëm në negociata, ai nuk ka pasur rol aktiv në diskutime. Lufta kundër ISIS-it kishte një qëllim të dyfishtë: së pari të shkatërrojë të ashtuquajturin kalifat duke rimarrë territoret, e së dyti të parandalonte sulmet terroriste në botë, përtej Sirisë dhe Irakut.

Raqqa ishte efektivisht kryeqyteti i ISIS-it, por ishte edhe një lloj kafazi, brenda të cilit luftëtarët ishin të bllokuar. Marrëveshja për të shpëtuar Raqqanë mund edhe të ketë pasur vlerë. Por, ajo edhe ka bërë që militantët të përhapen nëpër Siri e më tej, e shumë prej tyre nuk i kanë mbyllur llogaritë me luftën ende. (b.an)

Next Post
VIDEO/ Horror në kopshtin e fëmijëve, pitoni futet brenda e gllabëron macen

VIDEO/ Horror në kopshtin e fëmijëve, pitoni futet brenda e gllabëron macen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
Fushata zgjedhore, PDK akuzon: Kosova është në krizë, u shkaktua nga Kurti

“Japim votat për presidentin”, Hamza pas takimit me Kurtin: Ligji për Specialen në fillim

October 4, 2026
Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

Lula kundër Bolsonaros, gara e ‘zjarrtë’ në Brazil hyn në orët vendimtare

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com