• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

BB: Ja pse humbët 35 vende. Shihni Maqedoninë!

by Java News
30/10/2015 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas debateve të forta politike që përkeqësimi i Shqipërisë në renditjen e klimës së biznesit ka shkaktuar në Tiranë, ka reaguar për herë të parë edhe Banka Botërore, si autore e raportit “Doing Business”.

Drejtoresha e BB për Europën Juglindore, Ellen Goldstein sqaron se përse Shqipëria humbi 35 vende në renditjen botërore.

“Nga 10 fushat e ndryshme që mat ‘Doing Business’, në 8 prej tyre Shqipëria ka pasur përmirësime ose nuk ka ndryshuar status. Ka dy fusha që ka disi përkeqësim dhe në veçanti, ajo që ka ndikuar te rënia me 35 vende që tërheq tituj bombastikë mediash, ka qenë një situatë e përkohshme me lejet e ndërtimit. Kuadri ligjor i mëparshëm u pezullua, me qëllim që t’i hapte rrugë reformës administrativo-territoriale. Fatkeqësisht, kjo bëri që vendi të konsiderohej sikur nuk kishte fare kuadër ligjor për lejet e ndërtimit. Por në fakt, ne e dimë që dhënia e tyre ka vazhduar përmes një procesi të centralizuar. Vitin e kaluar ka pasur 1000 aplikime, nga të cilat janë miratuar 500. Pra, në të vërtetë nuk ka pasur një fund të lejeve të ndërtimit, por nga këndvështrimi ligjor kjo është konsideruar si një hendek, duke bërë që të vlerësohet me zero pikë”, tha Ellen Goldstein, drejtoreshë e BB për Europën Juglindore.

Por, ndonëse e minimizon efektin e krijuar nga lejet e ndërtimit, si të përkohshëm dhe pjesërisht artificial, Goldstein vlerëson se Shqipëria duhet të marrë shembull Maqedoninë për të reformuar ekonominë dhe ambientin e biznesit.

“Shumica e vendeve të Ballkanit janë diku në mes të renditjes botërore dhe kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse do të jesh një destinacion botëror për investimet, duhet të jesh ndër më të mirët. Në këtë prizëm është shumë interesante të shihet fqinji juaj, Maqedonia, e cila këtë vit renditet e 12-a në botë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka qenë në 25 apo 30 vendet e para të botës. Ky është një standard që mund ta arrijë çdo vend në Ballkan nëse përshpejton reformat. Ndaj unë mendoj se, edhe Shqipëria mund ta bëjë nëse përshpejton reformat”, tha Ellen Goldstein për Top Channel.

Por cilat janë rekomandimet e Bankës Botërore për qeverinë? Goldstein thotë: Përshpejtimi i reformave në fushat ku vendi renditet dobët.

“Së pari janë lejet e ndërtimit. Tani që reforma administrativo-territoriale është miratuar, kuadri ligjor duhet të funksionojë normalisht. Fushat e tjera janë ato të energjisë, veçanërisht koha dhe kostoja per t’u lidhur në rrjet. Së fundmi është pagesa e taksave. Këtu nuk bëhet fjalë për barrën, e cila është pak a shumë në të njëtën linjë me rajonin dhe vendet e BE-së. Problemi është te numri i pagesave dhe koha që ky proces i merr biznesit”, tha më tej drejtoresha e BB-së për Europën Juglindore.

Veç energjisë dhe taksave, dy fusha të tjera për Bankën Botërore ku reformat duhet të thellohen janë pronat dhe sistemi ligjor.

“Këto janë fushat ku burokracia krijon vonesa në kohë, si dhe shkakton kosto. Paralelisht ajo krijon mundësi për korrupsion, çfarë bëhet barrë për biznesin. Ne jemi duke punuar me qeverinë, jemi duke e ndihmuar me reformat, sepse qeveria me të vërtetë ka nevojë të dyfishojë përpjekjet që vendi të ngjitet lart”, tha Goldstein.

Next Post

Basha: Të ndryshohet Kodi Zgjedhor, Dhoma e Dytë në Parlament është zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me cilën protestë do të negociojë Rama? Me atë të ditës apo me atë të natës?

Revolucioni i Tiranës: Nga “politikanët në burg” te terrori ndaj fëmijëve

September 14, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në aksin Bradashesh-Peqin: Ndërron jetë 70-vjeçari që lëvizte me biçikletë

September 14, 2026
Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

Nga “Big Brother” te lulet e Stelinës: Armir Shahini tregon të vërtetën

September 14, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

“Çfarë shoqërie fisnore!”/ Nano ironizon pritjen me valle të Berishës: Ja pse shqiptarët nuk e votojnë PD-në

September 14, 2026
Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

Shqiptari i shpëton burgut në Angli, gjykata i pezullon dënimin për shkak të shëndetit të partneres

September 14, 2026
Ish-luftëtarët e UÇK-së “mysafirë” të prokurorëve në Hagë, gjykata dërgon dhjetëra ftesa për të dëshmuar

Verdikti që po mban Kosovën në ankth, çfarë presin qytetarët më 16 shtator

September 14, 2026
Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

Alarmoi Policinë e Tiranës, kush është protestuesi që njoftoi për bombë në shkollë

September 14, 2026
Kushtetuesja mblidhet për padinë e pagave të gjyqtarëve, brenda një ore pritet të shpallet vendimi

Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese

September 14, 2026
Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com