• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bathore, tritol makinës së një polici

by Java News
15/03/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një efektivi të Komisariatit nr.3 të Tiranës i vendosën eksploziv në makinë. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të natës në zonën e Bathores, në kryeqytet, ku banon familja e policit Dilaver Shtrezi, 53 vjeç.

Burimet thanë se rreth orës 02:00 pas mesnate, në zonën e Bathores së Kamzës, është vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip Audi të efektivit Shtrezi.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij në momentin që ka ndodhur shpërthimi, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur. Ndërsa mësohet se makina është dëmtuar plotësisht si pasojë e shpërthimit të tritolit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.5, si dhe oficerë të Krimeve të Rënda e ekspertë antieksploziv. Burimet thanë se lënda plasëse është hedhur nga jashtë avllisë së shtëpisë, duke rënë mbi kofanon e automjetit.

Ndërsa aktivizimi dyshohet se është kryer me fitil zjarrpërcjellës. Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se bëhet fjalë për një sasi rreth 200 gramë tritol që ka shpërthyer. Vetë efektivi, në pronësi të të cilit ishte makina, është marrë në pyetje duke deklaruar se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e tij.

Sipas 53- vjeçarit, nuk ka arsye tjetër përse të ndodhë një ngjarje e tillë, pasi nuk ka konflikte me njeri. Burimet thanë se po hetohet paralelisht edhe rreth pretendimeve të tij, por edhe për ndonjë ngjarje me motive të dobëta.

Next Post

Të martën e 15 Marsit, ditëlindja e Konicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

Trump ofron shpërblim 1 milion dollarë për ata që raportojnë mashtrime me votat

October 27, 2026
Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

October 27, 2026
Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In