• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia konkurs për suveniret, ja 40 çmimet që do shpërndahen

by A R
25/05/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia  e  Tiranës  ka  marrë iniciativën  e organizimit të një konkursi i cili do të identifikojë dhe përzgjedhë 40 produkte/suvenire të frymëzuara nga Tirana.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Veliaj thekson se një juri e specializuar do të shpërndajë 40 çmime për produktet më të mira turistike.  “Ke një ide për të krijuar një suvenir për Tiranën?  Identifiko produktin artizanal apo inovativ që përfaqëson qytetin dhe merr pjesë në konkursin “Produkti turistik”, ku një juri e specializuar do të shpërndajë 40 çmime”, shkruan Veliaj.

Qëllimi i  këtij  konkursi është rritja  e  tregtueshmërisë  së  suvenirëve,  diversifikimi  i  tyre duke lidhur  dizenjimin  dhe  kompozimin  me  tendencat  tregtare  bashkëkohore  si  dhe  me  traditën  dhe  trashëgiminë  natyrore,  historike  dhe  kulturore  të  Tiranës,  për  ta  bërë  atë  më tërheqës  për vizitorët dhe turistët që vizitojnë qytetin.

Këto produkte mund të jenë suvenire artizanale të prodhuara sipas metodave tradicionale, mund të jenë produkte të reja ku elementët e dizajnit modern ndërthuren me motivet tradicionale, por mund të jenë edhe produkte krejtësisht inovative që ndoshta mund të mos frymëzohen nga tradita, por që arrijnë të mbërthejnë thelbin e të jetuarit në Tiranën bashkëkohore duke u kthyer në simbol e identitet të saj.

Bashkia e Tiranës fton të gjithë personat juridikë apo fizikë të interesuar të dorëzojnë idetë dhe dizajnet për produktet e tyre duke filluar nga data 22/05/2017 deri në datën 12/06/2017.

Aplikimet mund të dorëzohen personalisht në zyrat e Sektorit të Informimit dhe Shërbimit për Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës ose  duke i dërguar në format elektronik në adresën e emailit: produktituristik@tirana.al.

Bashkia bën të ditur se të gjithë aplikimet duhet të shoqërohen me formularin e aplikimit dhe deklaratën e autorit, të cilat mund të shkarkohen ne faqen  www.tirana.al ose mund të tërhiqen pranë sportelit të pritjes së qytetarëve pranë Bashkisë Tiranë.

Fituesit e Konkursit do të shpërblehen me çmime, si më poshtë:

Çmimi i parë “Për produktin artizanal tradicional (suvenirin turistik)” 100000 Lekë

Çmimi i parë “Për produktin inovativ turistik” 100000 Lekë

Çmimi i dytë 60000 Lekë

Çmimi i tretë 40000 Lekë

36 çmime të tjera nga 20000 Lekë për secilin fitues

Next Post
Peleshi ironizon opozitën: Merita e vetme, teatri i së enjtes në Kuvend

Peleshi: Tani do ndjeni shijen e Vetingut. PD e mundim në fushë, jo në stol

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In