• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës shpërndan dhurata për fëmijët e punonjësve të shërbimit zjarrfikës

by Java News
30/12/2017 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarrfikësit janë heronjtë e një qyteti dhe 2018-ta do të sjellë një transformim të shërbimit të tyre në kryeqytet. Pas përballimit me sukses të situatës së zjarreve gjatë verës, pa asnjë humbje në njerëz, punonjësit e zjarrfikëses së Tiranës u falenderuan me rritje të pagës dhe një shpërblim për punën e vyer, ndërkohë vitin e ardhshëm vëmendja do të jetë te kushtet e punës, stacionet dhe mjetet e reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shpërndau dhurata për fëmijët e punonjësve me rastin e festave të fundvitit dhe u shpreh se prioritet për 2018-n është krijimi i kushteve moderne të punës në repartin zjarrfikës, për rritjen e shërbimit ndaj qytetarëve.

Kryebashkiaku tha se në 2018 do të mbyllet rikonstruksioni i stacioneve, por do të ketë edhe një përmirësim në mjete, për t’iu përgjigjur në kohë qytetarëve në nevojë. Veliaj theksoi se pavarësisht sfidave të shumta gjatë këtij viti, falë sakrificës së punonjësve të shërbimit nuk u shënua asnjë viktimë.

“Fakti që kemi kaluar shumë sfida, si me zjarret, me përmbytjet, pa viktimat që keni parë në qytete shumë më të zhvilluara të Bashkimit Europian dhe të Amerikës, nuk është falë mjeteve të sofistikuara, por falë sakrificës së zjarrfikësve, sepse potencialin njerëzor nuk ka makineri që e zëvendëson dot. Për këtë, duke parë se çfarë heqin të tjerë kryetrarë bashkie në qytete që kanë më shumë mjete, që kanë më shumë financa, që kanë më shumë infrastrukturë, që kanë më pak pengesa nëpër pallate dhe qytet, e prapë se prapë kanë probleme, jam 10-fish mirënjohës për secilin prej jush”, deklaroi ai.

Pas shumë vitesh mungesë vëmendje dhe financimi, për herë të parë Bashkia e Tiranës u ka rikthyer dinjitetin punonjësve të shërbimit zjarrfikës, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme financiare dhe për përmirësimin e kushteve të punës. Veliaj vuri në dukje sakrificat e punonjësve të shërbimit zjarrfikës dhe theksoi se ata duhet të jenë të parët që vlerësohen për gjithçka bëjnë ndaj komunitetit.

“Më vjen mirë që për herë të parë po vëmë dinjitetin e zjarrfikësit në vend. Qyteti i Tiranës e mbajti fjalën. Besoj është e drejtë, është në dinjitetin e gjithë bashkive të tjera, që kur vjen puna tek zjarrfikësit, të jenë të parët që shpërblehen dhe kompensohen për mundin dhe sakrificën e tyre. Kjo është e vetmja mënyrë se si japim imazhin e një qyteti që për të mirët, për ata që sakrifikojnë më shumë, për ata që punojnë më fort, nuk do të kursehemi sepse garantojmë jetën dhe sigurinë e qytetit tonë”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Në emër të qytetit, kreu i Bashkisë së Tiranës u shprehu mirënjohjen edhe familjarëve të punonjësve të shërbimit. “Dhurata më e bukur është dhurata e jetës dhe sa herë që një zjarrfikës shkon në krye të detyrës nëse ka rënë zjarr, nëse është shumë ftohtë, nëse dikush është përmbytur, kur i shpëton jetën një njeriu, ka dhënë dhuratën më të çmuar. Ndaj, në qytetin e Tiranës, duke filluar nga unë si kryetar bashkie, por besoj edhe 1 milionë qytetarët e tjerë, i falenderoj dhe jam shumë krenar për prindërit tuaj, të cilët janë heronjtë e qytetit tonë sepse i kanë dhuruar dhuratën e jetës cilitdo që i është rrezikuar jeta gjatë vitit 2017”, tha Veliaj, ndërsa falenderoi edhe Emergency Response Albania (ERA) dhe Fondacionin Zviceran për Inovacion, të cilët kanë dhënë një mbështetje të vazhdueshme për sistemin e shërbimit të urgjencës në Tiranë.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për mbështetjen që ka treguar këto dy vite për shërbimin zjarrfikës dhe për përmirësimin e kushteve të punës.

Next Post
Shfaqja e parakohshme e fuqisë kineze dhe pasojat botërore

Shfaqja e parakohshme e fuqisë kineze dhe pasojat botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

Kthjellime gjatë pjesës së parë të ditës, nga pasditja nisin reshjet e shiut

June 30, 2026
Atentat me bombë oligarkut ukrainas në Monaco, plagoset rëndë Ermolaev dhe familja e tij

Atentat me bombë oligarkut ukrainas në Monaco, plagoset rëndë Ermolaev dhe familja e tij

June 30, 2026
Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In