• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës nis rikonstruksionin e ambienteve të Teatrit të Metropolit

by Java News
02/04/2017 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teatri i Metropolit do të jetë shumë shpejt një qendër e denjë për shfaqje teatrale dhe veprimtari kulturore. Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e rikonstruksionit të sallës së shfaqjeve “Çehov” dhe ambienteve ndihmëse, të cilat do t’i shërbejnë aktorëve dhe publikut.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se investimi në këtë godinë ishte bërë i domosdoshëm, jo vetëm për shkak të rrënimit ndër vite, por edhe për t’iu përgjigjur ritmit të jetës së gjallëruar artistike që zhvillohet në këtë teatër.

“Kemi rikuperuar axhendën e shfaqjeve, por duhet të rikuperojmë edhe infrastrukturën, ndaj ka ardhur koha që të ndërhyjmë. Më vjen mirë që po nisim rikonstruksionin e sallës “Çehov” dhe hapësirave mbështetëse, për t’i kthyer dinjitet kujtdo që zë këtë skenë për të dhuruar qytetit art”, tha kreu i bashkisë.

Veliaj theksoi se ky investim është i një rëndësie të veçantë, duke shtuar se është e rëndësishme që krahas investimeve në infrastrukturë të investohet edhe në fusha të tilla si arti dhe kultura.

“Njerëzit jetojnë edhe me art, kulturë, muzikë e teatër, ndaj është e rëndësishme që të investojmë si në infrastrukturë ashtu edhe në kulturë. Mund të kemi infrastrukturën më moderne, por nëse kemi një kulturë minimale si qytetarë, shkatërrojmë çdo investim. E keni vënë re që kur investojmë njëkohësisht edhe në infrastrukturë, edhe në kulturë, kultura që ndërtohet ruan edhe infrastrukturën, ndaj të dyja jo vetëm që nuk janë të ndara, por janë të lidhura rrënjësisht me njëra-tjetrën”, u shpreh Veliaj.

Veliaj theksoi se punimet nuk do të pengojnë aktivitetet kulturore, pasi ato do të alternohen duke bërë të mundur që teksa në njërën sallë punohet, në tjetrën të jepen apo organizohen aktivitete dhe shfaqje të ndryshme.

“Jemi në fazën e projektimit të Teatrit Kombëtar dhe besoj se bashkë me Teatrin e Metropolit dhe Teatrin Eksperimental, sot realisht ka një ofertë kulturore në Tiranë. Më gëzon zemra kur shoh njerëz që vijnë nga Tetova, Prishtina, Ulqini për jetën kulturore të Tiranës. Nëse më parë në Tiranë ndodhte një herë në muaj një aktivitet kulturor, sot është dilemë, se çdo natë ka aktivitete, për të bërë një zgjedhje se ku duhet të kalosh mbrëmjen. Më vjen mirë që Tirana është jo vetëm kryeqyteti administrativ i shqiptarëve dhe Shqipërisë, por edhe kryeqyteti i kulturës”, theksoi Veliaj, duke bërë të ditur se vetëm në Teatrin e Metropolit në vitin e shkuar janë zhvilluar më shumë se 220 shfaqje dhe aktivitete kulturore.

ma.me

Next Post
Doni të studioni në SHBA? Ambasada: Degët e studimit dhe si të aplikoni

Doni të studioni në SHBA? Ambasada: Degët e studimit dhe si të aplikoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

Nuk është Italia apo Anglia, por tifozët po mbushin stadiumin për Shqipërinë

October 19, 2026
Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

October 19, 2026
VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

October 19, 2026
Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com