• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës mbjell 1 mijë pemë te Liqeni i Thatë

by Java News
12/11/2017 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e Liqenit të Thatë po shndërrohet ditë pas dite në një mjedis çlodhës për komunitetin e shtuar të banorëve, si dhe për qytetarët e tjerë të kryeqytetit.

Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit vijojnë gjelbërimin e rrugëve dytësore te Liqeni i Thatë, në të dyja anët e autostradës, nga nënkalimi në drejtim të Saukut. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë e aksionit për mbjelljen e 1000 pemëve të reja, ku theksoi se ky projekt do të vijojë përgjatë gjithë unazës së jashtme të Tiranës, që është edhe kufiri i Pyllit Orbital.

“Po ndjekim gjithë Unazën e jashtme të Tiranës, e cila në fakt është konturi dhe kufiri i Pyllit Orbital. Sot po mbjellim 1000 rrapë, që i kemi donacion. Dua të falenderoj të gjithë donatorët që po aplikojnë konceptin që kemi propozuar, pra për çdo makinë, dy pemë të mbjella, për të zeruar impaktin që ka në mjedis ndotja që vjen nga makinat. Jam entuziast për faktin se na janë përgjigjur shumë kompani, shumë më shumë se ç’e kishim menduar”, tha Veliaj, i cili u shpreh optimist se me ritmet me të cilat po punohet, do të arrihet një numër rekord i mbjelljes së pemëve të reja në mbi 100 mijë në vit.

“Do ta thyejmë rekordin tonë, duke mbjellë mbi 100 mijë pemë këtë vit, vetëm nga energjia fantastike që po gjenerojnë në Tiranë të rinjtë, vullnetarët, kompanitë, shoqatat”, tha ai. Teksa falenderoi banorët për mirëkuptimin e treguar për respektimin e kufizimeve për të ndërtuar pranë rrugëve kryesore, kreu i Bashkisë theksoi se projekte të tilla rrisin vlerës e pronës dhe në të njëjtën kohë përmirësojnë anën estetike të qytetit.

“Falenderoj të gjithë banorët rreth këtyre zonave. Së pari, e kanë kuptuar se sipas ligjit, nuk mund të ndërtohet 25-30 metra nga autostrada apo nga rrugët kryesore. Po tregohen bashkëpunëtorë që na lejojnë të mbjellim. Toka mbetet po e tyre, nëse i kanë letrat është gjithmonë e tyre, ama edhe toka e tyre merr më shumë vlerë në momentin që është e zbukuruar, gjelbëruar dhe sigurisht në momentin që Tirana ka një hijeshi që i vjen nga Pylli Orbital”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm misionin për të shtuar gjelbërimin në qytet dhe ftoi bizneset apo individët e ndryshëm që të kontribuojnë, duke i lënë qytetit trashëgiminë më të mirë. “Do të vazhdojmë intensivisht me ketë projekt, deri në muajt e parë të vitit tjetër dhe pranverës, ndaj vazhdoj të ftoj të gjithë qytetarët, si ata që dhuruan 1000 pemë sot, si ata që ndoshta do të dhurojnë vetëm një pemë për një fëmijë të sapolindur nesër. Është “paja” që i lëmë qytetit tonë. Jemi apo jo në Bashki të Tiranës, për 100 vjet, këto pemë do jenë këtu dhe besoj se do të jenë trashëgimia më e mirë që kjo gjeneratë administratorësh mund t’i lërë qytetit të Tiranës”, tha Veliaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Blendi Gonxhe tha se me miratimin e Planit të ri rregullues të Bashkisë së Tiranës, ka nisur puna për të kthyer në realitet projektet e parashikuara për transformimin e qytetit.

a.ç

Next Post
FOTOT/ C.Ronaldo tradhton të dashurën me këtë bukuroshe superseksi?

FOTOT/ C.Ronaldo tradhton të dashurën me këtë bukuroshe superseksi?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet interesi për Egjiptin dhe Spanjën/ Ja destinacionet e preferuara të pushimeve për shqiptarët dhe sa u kushtojnë

Rritet interesi për Egjiptin dhe Spanjën/ Ja destinacionet e preferuara të pushimeve për shqiptarët dhe sa u kushtojnë

July 4, 2026
Rrëshqet guri në rrugën Përrenjas-Librazhd dhe bie mbi një makinë, ndërron jetë shoferi 42 vjeç

Rrëshqet guri në rrugën Përrenjas-Librazhd dhe bie mbi një makinë, ndërron jetë shoferi 42 vjeç

July 4, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Koherenca, besueshmëria dhe e drejta për të gjykuar

July 4, 2026
Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

July 3, 2026
Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

Analiza e Forbes: Lufta në Ukrainë mund të dobësojë pozitën e Putinit

July 3, 2026
Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

Sekuestrimi i drogës në Rinas, njëri prej autorëve tentoi t’i shmangej kontrollit me pretendimin se gruaja ishte shtatzënë

July 3, 2026
Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

Protesta fillon xhiron e darkës nëpër Tiranë

July 3, 2026
Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Ibrahimaj për protestat: Dhuna nuk i shërben dialogut, Rama ka mandat nga votat!

July 3, 2026
Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

Goditet tentativa për trafik droge në Rinas, sekuestrohen 46 kg kanabis nga fluturimi Toronto-Tiranë

July 3, 2026
Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

Peçi: Ashpërsimi dhe tensionet në protestë, nuk janë gjë e mirë!

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In