• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës kërkon amendim të ligjit për bizneset që preken nga situata të ngjashme si pandemia

by A R
10/11/2020 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një lajm i mirë për bizneset vjen nga Bashkia e Tiranës, e cila në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku po diskutohet Pr/Buxheti i vitit 2021, ka kërkuar të shikohet mundësia ligjore për të mos aplikuar një taksë të caktuar në situata të caktuara, siç ndodhi këtë vit me pandeminë Covid-19.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, tha sot se do ishte me vlerë që bashkive t’u jepet e drejta, që përmes një vendimi të këshillit bashkiak, të mos e aplikojnë një taksë për një sektor të caktuar, që mund të jetë prekur rëndë nga pandemia. Ai solli rastin e sektorit të hotelerisë në Tiranë, e cila është dëmtuar rëndë për shkak të ndalimit të lëvizjeve këtë vit. Mazniku shtoi se përmes këtij ndryshimi do të krijohej mundësia e mbështetjes së bizneseve në periudha të tilla të vështira.

“Kërkesa jonë ka të bëjë me shikimin e mundësisë që t’u jepet hapësirë bashkive, që për situata si ky vit me pandeminë, të kenë mundësi që me një vendim të këshillave bashkiakë të mos aplikojnë taksa të caktuara. Për shembull, në Bashkinë e Tiranës sektori i hotelerisë është dëmtuar shumë nga situata e Covid-19, deri në nivelin 50-60%, sepse duke qenë se njerëzit nuk kanë lëvizur, hotelet nuk kanë pasur mundësi të punojnë. Një ndër politikat që Bashkia e Tiranës do të donte të aplikonte është mosmbledhja e taksës së pronës për këtë sektor, por ama ligjërisht nuk mund ta bëjmë këtë të gjë. Ne mund të bëjmë vetëm uljen me 30% të tarifës, por kjo është e pamjaftueshëm për këtë sektor, i cili është prekur masivisht nga Covid. Ne kërkojmë që të shikohet mundësia ligjore që t’i jepet e drejta bashkive, përmes një vendimi të këshillit bashkiak, që të mos e aplikojmë një taksë të caktuar për një sektor të caktuar, kur ka situata specifike si kjo”, shpjegoi nënkryetari Mazniku.

Gjatë periudhës së pandemisë, Bashkia e Tiranës vendosi një sërë lehtësirash për taksat lokale për bizneset të cilat operojnë në kryeqytet.

/a.r

Next Post
Akti heroik i shqiptarit në Londër, shpëton të riun nga vetëvrasja

Akti heroik i shqiptarit në Londër, shpëton të riun nga vetëvrasja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In