• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkia e Tiranës dhe kreu i OSBE, drekë festive për njerëzit në nevojë në qendrat sociale

by Java News
31/12/2018 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e natës së ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka shtruar një drekë të veçantë në të gjithë qendrat e saj sociale për njerëzit në nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë që shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Bernd Bochard, shërbyen drekën festive në Qendrën Sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Njësinë Administrative Nr. 4.

Me urimin për një Vit të Ri të begatë, Veliaj theksoi se për herë të parë kryeqyteti ka kaq shumë qendra sociale të cilat as nuk mund të imagjinoheshin tre vite më parë. “Ne kemi pasur një dhjetor të shkëlqyer; shumë njerëz, shumë vullnetarë, shumë bamirës, shumë dashamirës janë përkushtuar në qendrat sociale. Para tre vitesh as nuk bëhej fjalë fare që të kishim këto mensa sociale. I kemi shtuar, por besoj se është shtuar edhe dashuria, edhe njerëzillëku mes nesh në qytetin e Tiranës. Dua t’ju uroj të gjithëve gëzuar një vit të mbarë, një vit të suksesshëm”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se punonjësit e përkujdesit social do të jenë pranë shtresave në nevojë jo vetëm gjatë këtyre ditëve të festive, por përgjatë gjithë vitit, sikurse kanë bërë deri më tani. Ai vlerësoi edhe rolin gjithnjë në rritje të të rinjve që punojnë vullnetarisht. “Ju garantoj se gjithë kolegët që merren me çështjet sociale do të jenë të pranishëm jo vetëm gjatë festave, por siç kemi qenë çdo ditë të vitit, 365 ditë. Ajo që është e mirë kësaj here është që na janë bashkuar edhe shumë njerëz, kështu që për të gjithë të rinjtë e Tiranës që kanë dhënë orë pune vullnetare, kanë adoptuar në distancë dikë që është në nevojë, kanë dhuruar rroba, ushqime, lodra, dhe do të doja që kjo frymë e dhjetorit, e festave të na zgjaste gjithë vitin, 11 muajt e tjerë, do të ishte e shkëlqyer. Unë mezi pres që tani që kemi vendosur bazat e një qyteti social, e një qyteti të drejtë, të kemi mundësi që ta vazhdojmë këtë në çdo ditë të vitit, edhe më vjen mirë që rinia, deri më parë indiferente, sot është bërë shumë herë më e vëmendshme”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Me rastin e ndërrimit të viteve, Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa surpriza, duke nisur nga koncerti me këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare në sheshin “Skënderbej”. Kryebashkiaku siguroi se të gjitha shërbimet duke filluar nga policia bashkiake, zjarrfikëset e deri tek ujësjellësi do të jenë në gatishmëri të plotë në shërbim të qytetarëve. “Ne do të presim vitin e ri sot në shesh, me fishekzjarre, me koncert, me muzikë dhe do të kënaqen patjetër edhe gjithë fëmijët. Sot të gjithë shërbimet e bashkisë duke filluar nga Policia Bashkiake, nga pastrimi, nga ujësjellësi, sidomos zjarrfikësit do të jenë në gatishmëri të plotë. Unë vetë do ta kaloj darkën me punonjësit e pastrimit. Janë ata që sakrifikojnë çdo vit të ri”, tha Veliaj, teksa falënderoi të gjithë ata që nata e ndërrimit të viteve i gjen në punë duke shërbyer për komunitetin.

Mbrëmja magjike do të vijojë me shfaqjen e mrekullueshme të fishekzjarreve që do të nisë me numërimin mbrapsht në orën 24.00. “Të gjitha shërbimet tona do jenë në gatishmëri të plotë dhe shpresoj shumë që do kalojmë një natë të qetë, pa eksese, pa fishekzjarre që i hedhin njerëzit, por të organizuara dhe që të sigurohemi që askush nuk kalon keq ndërrimin e viteve, siç kemi pasur incidente në të kaluarën, por të sigurohemi që të zgjohemi për një vit të ri të mbarë e të shëndetshëm”, nënvizoi kreu i Bashkisë Veliaj.

Kreu i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Bernd Bochard, i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj që e bëri pjesë të kësaj nisme mjaft pozitive dhe uroi të gjithë qytetarët e Tiranës për një vit të suksesshëm./a.cupaj

Next Post
Greku dhe indiani rrëmbejnë dhe përdhunojnë 14-vjeçarin shqiptar

Greku dhe indiani rrëmbejnë dhe përdhunojnë 14-vjeçarin shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nda videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

Rama nda videon nga protesta: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

July 5, 2026
Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

Lëvizte me bombë të telekomanduar dhe maskë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Vaun e Dejës

July 5, 2026
Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

Përkeqësohet situata nga zjarri në Fier, flakët avancojnë drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

July 5, 2026
Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

July 5, 2026
Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

Protestuesit e arrestuar, avokati: Arrestimet ishin të paligjshme! Prokuroria kërkoi burg për 2 prej tyre

July 5, 2026
Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

Merr flakë sipërfaqja me ullishte në Fier, banorët ndihmojnë në shuarjen e zjarrit

July 5, 2026
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur, mes tyre katër fëmijë

July 5, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

U konfliktuan një natë më parë/ Një person plagoset me sëpatë në Korçë, arrestohet autori

July 5, 2026
Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

Një tjetër shqiptar në paraburgimet e Serbisë, familjarët bëjnë publik rastin

July 5, 2026
Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestues

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In