• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Bashkëpunojmë me PS…!’/ Duka kundër Berishës: PAA i njeh zgjedhjet, një rezultat i tillë është i pakontestueshëm.

by Java News
23/05/2023 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dalë kundër pretendimit të Berishës dhe Metës të cilët akuzojnë qeverinë për manipulimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report TV, Duka tha se e njeh rezultatin e zgjedhjeve vendore dhe shtoi se duke parë rezultatin e thellë të fitores së PS-së është e pamundur të kontestohet rezultati dhe të pretendohet për manipulim zgjedhjesh.

Sipas Dukës, duhet të ketë denoncime për shitblerjen e votave por shtoi se rezultati final nuk do të ndikohej si në rastin e bashkive të Shkodrës, Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit ku kandidatët e opozitës fituan bindshëm.

“Unë them që pavarësisht shkeljeve të ndryshme, rezultatet në diferencë kaq të madhe nuk të lënë të kontestosh zgjedhjet dhe të dyshosh se zgjedhjet janë vjedhur.  Si në Tiranë, Elbasan, Durrës por ajo që cuditi më tepër ishte Shkodra të them të drejtën, duke parë edhe diferencën e madhe në fitore.

Nëse dokumentohen raste që janë blerë votat, shumë mirë bëhen sepse duhet të marrë fund shitblerja e votave në Shqipëri. Nuk mendoj se rezultati final mund të ndikohej në ndonjë nga këto bashki. Propaganda dhe mënyra e të bërit propagandë nga kryeministri ka qenë aftësi e tij”- u shpreh Duka.

Duke folur për bashki ku koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për kryebashkiakë, kreu i PAA tha se mund të ketë pretendime për Belshin dhe Rrogozhinën ku diferenca e votave ka qenë tepër e ngushtë.

“Të them unë nuk njoh zgjedhjet do thotë nuk njoh rezultatet dhe nuk hyj në këshillat bashkiakë. Por ne i pranojmë dhe do hyjmë në parlamentet vendore. Nëse bëjmë analizë për kandidatët për kryebashkiakë, mendoj se ka ndonjë rast ku mund të dyshohet se rezultati është ndryshuar në mënyrë trë njëanshme dhe abuzuesze si rasti i Rrogozhinës dhe Belshi. Në Rrogozhinë edhe nga burgu u bënë ndryshime rezultate. Këtu duhen parë ankesat që do vijnë nga BF sepse kandidatët kanë qenë të tyre”- shtoi Duka.

Duka nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë: PAA nuk do mbetet peng i problematikave brenda PD-së

Kreu i PAA-së, Agron Duka nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimin me qeverinë në të ardhmen për interesa të qytetarëve që e kanë votuar. Ai tha se nëse opozita do vijojë të ketë të njëjtat probleme, atëherë PAA nuk mund të rrijë peng i këtyre problematikave.

“Ka kohë për zgjedhjet parlamentare, por nëse opozita mund të ketë të njëjtat probleme është e hapur të bashkëpunojë me PS-në edhe nëse nuk dua unë. Nuk mund të rrimë peng të problematikave që mund të ketë opozita. Nëse qasjet që ne kemi do kenë zgjidhje pozitive nga qeveria, gjë që deri tani nuk na rezulton. Ne kemi cuar një projektligj për bujqësinë që u përkrah edhe nga deputetët e mazhorancës, por nuk u aprovua”- u shpreh Duka në Report TV.

Për Dukën situata brenda opozitës dhe përçarja në Partinë Demokratike do të përfundojë vetëm kur drejtuesit të lënë mënjanë egot e tyre personale. Sa i takon rezultatit të dobët të koalicionit Berisha-Meta në zgjedhjet e 14 majit, Duka tha se nuk e priste kurrë diçka të tillë, duke u shprehur se mendonte që opozita do të fitonte deri në 15 bashki.

“Problemi më madhor janë problemet renda PD-së, duhet të lënë egot e tyre veë udhëhqqësit e PD në mënyrë që vetë Partia Demokratike të bashkohet dhe të jetë gati për zgjedhjet parlamentare. Opozita ka qenë jashtë sistemit për fajet e veta sepse nuk hyri në zgjedhje. Tani opozita është në sistem, nuk kam thënë kurrë që fitojmë shumicën e bashkive, por kam thënë se marrim një numër të caktuar. Nuk kam menduar kurrë që do jenë 7 bashki, mendoja se do ishin 10 ose 15. Nëse opozita do përpiqet mos të shohë vetëm egon e vetë, mund të kemi zgjedhjet parlamentare ku opozita mund të marrë drejtimin”-shtoi Duka./m.j

Next Post
Gjykata e Vlorës lë në burg Belerin/ Berisha thyen heshtjen zgjedhore: Akt stalinist i Ramës, përgjigjuni me votë

“Betejë gjeopolitike”/ Spahiu: SHBA s’do lejojë oligarkë rusë në bregdetin e Himarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com