• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëpunimi rajonal dhe Kosova, Ruçi takim me homologen serbe

by A R
26/04/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Bashkimit Evropian të mbajtur në Talini të Estonisë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, i shoqëruar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, zhvilluan një takim me Kryetaren e Parlamentit të Serbisë Maja Gojkovic.

Gjatë takimit me Gojkovic u vlerësuan hapat e ndërmarra në vitet e fundit ndërmjet dy vendeve për intensifikimin e marrëdhënieve politike-ekonomike-tregtare.

Ruçi u shpreh gjatë takimit se Bashkëpunimi rajonal drejt Integrimit Evropian është që proces transformues pozitiv për të gjithë vendet.

“Rekomandimi i pakushtëzuar pozitiv për hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe bisedimet e intensifikuara me Malin e Zi dhe Serbinë, janë një njohje e meritave të këtyre vendeve në fushën e betejave të vështira për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Strategjia e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor ka qenë një proces transformimi për të. Sot ky është një rajon që i kushtohet tërësisht projektit evropian”, tha Kryetari i Kuvendit.

Pikë e bisedimeve gjatë takimit ishin edhe çështjet e dialogut Kosovë-Serbi si edhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Përsa i përket dialogu, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u shpreh i vendosur se Shqipëria mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimit Evropian e cila do të mundësoj gjetjen e zgjedhjeve të përbashkëta për dsia çështje të rëndësishme për të mirën e qytetareve të dy shteteve.

Ndërsa për shqiptarët e Luginës së Preshevës, z. Ruçi tha se qeveria shqiptare e sheh me shumë interes të veçantë situatën e shqiptarëve që jetojnë në Serbinë Jugore në mënyrë që atyre tu mundësohen të drejtat e plota si përfshirja në jetën socio-ekonomike të vendit etj.

“Ne presim vëmendje më të madhe nga qeveria serbe për pajisjen e nxënësve të Luginës me tekstet e gjuhës shqipe e cila është një detyrim ligjor dhe kushtetues, por gjithashtu një detyrim që rrjedh nga konventat ndërkombëtare pjesë e të cilave është Serbia. Jemi të gatshëm në çdo moment për të kontribuar në gjetjen e një zgjidhje të shpejtë për këtë çështje përmes zhvillimit të takimeve të nivelit të ekspertëve ndërmjet dy Ministrive të Arsimit”, u shpreh Ruçi./a.m.

Next Post
Informacionet sekrete, DSIK pajis me çertifikata sigurie anëtarët e komisionit “Tahiri”

Informacionet sekrete, DSIK pajis me çertifikata sigurie anëtarët e komisionit "Tahiri"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com