• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha u përgjigjet kritikëve që la jashtë listave: E doni partinë vetëm për karrigen!

by A R
29/05/2017 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas kritikave të shumta nga ‘senatorët’ demokratë të përjashtuar nga listat. Ai ishte në Lezhë ku gjatë fjalës së mbajtur, ka mbrojtur vendimin e tij për listën që la jashtë kritikë, themelues, por edhe shumë figura që nuk janë të epokës së tij.

“Kjo është republika e re. Është e guximshme. Së pari duhen thyer paragjykimet brenda vetes, brenda familjes. Ju e dini për çfarë e kam fjalën”, tha kreu i PD, Lulzim Basha.

Fjalën Basha e ka për reagimin e të përjashtuarve nga lista e kandidatëve për deputetë, të cilët kërkuan shkarkimin e tij pak para se Basha të niste takimin elektoral në Bulqizë.

“Si mendoni kam marrë vendimet e duhura apo jo? Unë them që kam marrë vendimet e duhura. Unë jam i bindur që kam marrë vendimet e duhura. Qarkullimi i elitave është ligj në politikën europiane, përndryshe nuk është republikë, është monarki”, vijoi ai.

Basha nuk ka akoma një reagim për kërkesën për shkarkim, por replika indirekt në distancë nuk mungoi.

“Me Partinë Demokratike nuk mund të të lidhë vetëm karrigia. Je deputet e do partinë, s’je deputet s’e do partinë?! Po ti s’e paske për partine, e paske për karrigen”, shtoi Basha.

Ditën kur përjetoi sulmin më të fortë nga brenda partisë, aleati më i paparashikuar Bashës i doli pikërisht nga rreshti i parë i të lënëve jashtë listës; Eduard Selami.

“Koha për fushatë, jo për analiza. Lista ka mbështetjen time. Suksese!”, tha ai.

Next Post
Aleati i PD, Ndoka: Misioni i OSBE ka dështuar, nuk garanton zgjedhje, të largohet

Ndoka: Topalli, Bode e kompani, kanë ngrënë të tjerët në PD, tani kërkojnë të ‘kafshojnë’ kryetarin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com