• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha thërret në protestë votuesit e 22 korrikut

by Artur Ajazi
17/12/2017 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Partia Demokratike ka menduar të organizojë një protestë kundër qeverisë, me gjoja pretekstin e “kryeprokurorit të përkohshëm”. Mësohet se ditën e hënë, ndërsa parlamenti do te mblidhet për të zgjedhur kryeprokurorin e ri, opozita do të protestojë para ambienteve të seancës plenare.

Baza e Partisë Demokratike është njoftuar tashmë nga kryetari Basha, ndërkohë që pasditen e të shtunës, ai ka mbledhur kryetarët e degëve dhe grupin parlamentar për të përcaktuar detajet e kësaj proteste të papritur. Një nga çështjet që u vendos në mbledhjen e grupit, ishte edhe pjesëmarrja në seancë, nëse PD do të qëndrojë jashtë në protestë, apo do të kombinohen fjalimet në parlament me fjalimet para protestuesve.

Ndërkohë edhe LSI ka konfirmuar praninë e saj në protestën kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, por duket se edhe kjo parti ka probleme të shumta me rrjedhjen e votës dhe anëtarësimeve drejt PS në shumicën e rretheve.

Nga ana e saj Partia Demokratike, prej 5 vitesh gjendet në krizën e saj më të thellë, dhe kjo jo vetëm në strukturat qëndrore, por veçanarisht në rrethe, ku kjo parti ka defekte dhe mangësi në pjesëmarrjen e anëtarësisë në zgjedhje, apo takime të tjera mbështetëse politike. Prej 5 vitesh baza e Partisë Demokratike ndodhet në krizën e sa më të madhe dhe të pakthyeshme, në krizë besimi dhe përfaqësimi, dhe ndjehet e braktisur dhe më tepër e zhgënjyer se kurrë. Problematike mbetet për PD afrimi dhe pjesëmarrja e bazës së kësaj partie, në thirrjet dhe kërkesat e zotit Basha, si për protesta ashtu edhe ceremoni të tjera me karakter përkujtimor, ashtu siç ishte edhe përvjetori krijimit në 12 dhjetor.

Mungesa e themeluesve dhe kontribuesve si dhe mungesa e bazës edhe në përvjetorin e PD, i kishte lënë vendin afrimit të servilëve, mediokërve, atyre që qeverisjen e Berishës e përdorën për të mbushur xhepat me para duke ardhur nga hiçi, dhe jo për të mbështetur partinë në ditë të vështira. Dështimet dhe zhgënjimet janë kthyer në probleme kronike tashmë në PD, dhe duket se as thirrjet apo dhe urdhëresat e zotit Basha në pozicionin e kryetarit për deputetët e tij se “duhet të bëni të pamundurën në zonat tuaja të afroni dhe siguroni pjesëmarrjen në protestë”, nuk kanë gjasa të japin rezultat, ashtu si edhe herët e tjera.

Ndoshta të vetmit protestues që do ti mblidhen PD ditën e hënë do të jenë votuesit e 22 korrikut (dhe LSI-stat milionerë) dhe ata që u bënë pasanikë në qeverisjen e Berishës , ata që në 8 vitet e qeverisjes saj përfituan poste, prona, miliona, dhe që punësuan fis dhe farefis në tatime, dogana e kudo, duke zhvatur me dy duart paratë dhe që sot bëjnë “demokratin” madje duke mohuar shpesh edhe Berishën për Lulzimin. Kjo panoramë e zymtë e përfaqësuar padenjësisht nga elementë aspak seriozë, aspak të respektueshëm nga baza në shumicën e rretheve, e kanë katandisur PD në një parti e cila po humbet jo vetëm terren dhe elektorat, por edhe anëtarësinë dhe militantët e saj. Në degët e

PD në rrethe, ku zoti Basha po kërkon protestuesit e të hënës, ekziston akoma edhe sot pas 27 vitesh, mendësia bolshevike e “spiunit”, “tradhëtarit”, “komunistit”, “të shiturit dhe të blerit”, gjë e cila ka patur koston e saj, largimin e mjaft emrave dhe figurave intelektuale që kanë kurajon të flasin dhe kundërshtojnë gjithçka ka ndodhur dhe po ndodh me këtë parti sot.

Si mund të kërkosh dhe besosh se do të mbështetesh nga baza e partisë për “protesta”, kur në ato pak struktura në rrethe, sheh ish-drejtorët dhe ish-funksionarët e 8 viteve qeverisje, që mbajnë syrin dhe veshin nga Lulzimi, (jo sepse e duan) me shpresën se “ai do të bëhet një ditë kryeministër dhe unë do të bëhem edhe njëherë drejtor apo funksionar për të mbushur xhepat”.

Por ajo kohë ka ikur dhe nuk vjen më. Ajo kohë iku sepse e degraduan ata që morën postet dhe përfituan milionat nga qeverisja e PD, dhe që sot nuk i gjejnë Lulit as 10 protestues për ta mbështetur. Kjo pasi ata nuk i beson njeri në rrethet e tyre, pasi degët në rrethe sot duhen spastruar dhe rinovuar , duke afruar emra dhe figura të reja, duhen afruar njerëz të shkolluar, me mentalitet dhe formim europiano-perëndimor dhe jo elementë të rastësishëm me formim e shkollim tërësisht lindor.

Kjo PD para se të dalë në protesta për “kryeprokurorin e ri” të revizionojë totalisht vetveten, të shpallë urgjentisht aksionin e madh të afrimit dhe mbështetjes së atyre që u larguan dhe po largohen me dashje nga partia, duke nisur fillimisht zbatimin e statutit si kushtetuta e paprekshme e një partie, e cila pretendon se është e “para forcë demokratike” në Shqipëri.

Next Post
Letra e Profetit Muhamed e vlefshme deri ditën e Kijametit: Do mbrojmë të krishterët

Letra e Profetit Muhamed e vlefshme deri ditën e Kijametit: Do mbrojmë të krishterët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In