• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha sulmon Xhafajn dhe shkakton kaos në seancë, më pas braktisin Kuvendin

by A R
10/05/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin e akuzon se ka mbrojtur vëllain e tij nga arrestimi edhe pse është  i dënuar nga Italia për trafik dorge.

Teksa kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën Bashës pasi i mbaroi koha, deputetët e PD bllokuan foltoren. Në këto kushte, kryetari i Kuvendit Ruçi vendosi ndërprerjen e seancës.

Pavarësisht thirrjeve të Ruçit për të liruar foltoren dhe vijuar normalisht punimet e seancës, deputetët e PD dhe LSI, vijojnë ta mbajnë atë të bllokuar. Pas këtij momenti Ruçi ndërpreu seancën për pesë minuta, por nuk vlejti për pakicën parlamentare. Lulzim Basha vijoi të mbajë fjalimin e tij.

Edhe pse nuk u transmetua në media për shkak se kamerat e televizioneve dolën jashtë Kuvendit, një gjë e tillë u pasqyrua në rrjetet sociale. Seanca u trasmetua nga Facebook-u i kryetarit të PD Lulzim Basha dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha.

Pasi shkaktuan kaos në Kuvend dhe uzurpuan foltoren, deputetet e opozitës vendosën të braktisin punimet e seancës

“Fatmir Xhafaj e mohoi përfshirjen e vëllait të tij në trafikun e drogës, por dje publikoi fakte që vërtetojnë dënimin e vëllait të ministrit. Agron Xhafaj drejton një organizatë kriminale Shqipëri-Itali-Poloni-SHBA, ai furnizonte organizatën kriminale me kokainë dhe marijuanë. Ai është dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg me vendim të formës së prerë. Këto janë fakte, por ministri thotë se ai u gjend në vendin e gabuar dhe kohën e gabuar. Agron Xhafaj jeton i lirë në Shqipëri. Fatmir Xhafaj ka përgjegjësi ligjore për vëllain e tij, e ka detyrë të verifikojë dënimin e tij në Itali dhe të merrnin masa që ai të arrestohej. Pse nuk vepron “Forca e Ligjit” për vëllain e ministrit të Brendshëm. Dje Xhafaj pranoi atë që kishte mohuar, dënimin e vëllait të tij. Por pse nuk ka përmbushur përgjegjësite ligjore për arrestimin dhe ekstradimin e tij“, deklaroi Basha

Kryetari i PD, ka akuzuar Xhafajn që ka falsifikuar kodin e procedurës penale për të shpëtuar vëllain e tij.

“Fatmir Xhafaj ka falsifikuar nenin e kodit të procedurës penale si kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe garantoi paprekshmërinë e vëllait të tij. Fatmir Xhafaj falsifikoi kodin e procedurës penale për të shpëtuar vëllain e tij“, tha Basha.

Javanews.al/a.ç

Next Post
Premier Liga/Xhaka më i mirë se Hazardi këtë sezon

Premier Liga/Xhaka më i mirë se Hazardi këtë sezon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com