• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha sulmon “Trekëndëshin e Bermudës”: Shqiptarët ia dinë bëmat dhe gjëmat Metës…Berisha, një politikan i mbaruar

by Java News
22/11/2021 15:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ne intervisten e tij nuk ka ngurruar te sulmoje dhe ate qe e ai e quan “Trekendeshi i Bermudes”, Sali Berishen dhe Ilir Meten.

Per ish liderin e PD shprehet se eshte nje politikan i mbaruar, nderkohe qe per Presidentin aktual ai thote se te gjithe i dine bemat e tij.

Doja të kthehesha pas, më 9 shtator, kur ju vendosët pezullimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Asokohe, ju deklaruat se rrugëtimi i Berishës në politikë nuk ndahet nga rrugëtimi i PD dhe sukseseve të saj, me qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik. Sot, ju po flisni për përjashtimin e Sali Berishës. Çfarë ndryshoi në këto dy muaj e gjysmë?

Unë nuk flas për përjashtimin e Sali Berishës, une flas pë zbatimin e statutit ndaj çdokujt, qoftë ky dhe Berisha. Këto dy muaj kohë, Berisha nuk i shfrytëzoi për të bërë të vetmin akt qe prisinin dhe meritonin demokratët, e që ai e premtoi në verë: që mos ta përfshinte PD-në dhe grupin parlamentar, që ka një detyrë shumë të rëndësishme përballë shqiptarëve – përballjen me regjimin e kryeministrit Edi Rama. Përkundrazi, iu mbivendos kësaj detyre parësore të PD. Në vend që t’i përdorte këto dy muaj për atë që priste çdo demokrat, ashtu siç e premtoi, një distancim nga PD për ta vazhduar betejën e tij, të cilën ka vendosur ta ndjekë në mënyrë ligjore. Përkundrazi, e përdori këtë kohë për të shpalosur anët e tij më të errëta. Siç kemi parë gjatë javëve të fundit, me kulturën e lincimit dhe sulmeve më të turpshme, më të ulëta, përfshirë ndaj drejtueseve gra demokrate që nuk mendojnë si ai. Me një gjuhë të poshtër, denigruese, e cila, madje mund të them që në disa apsekte ia kalon edhe sulmeve që Rama bën ndaj të njëjtëve persona. Gjithçka ka ndryshuar që nga 9 shtatori. Rruga që Berisha ka zgjedhur nuk ka asnjë lidhje me vlerat dhe parimet për të cilat qendron kjo parti. Ka zgjedhur të bëjë gjithçka për ta përdorur PD-në si mish për top për hallet e veta. Këtë nuk mund t’ia lejojë dhe t’ia falë asnjë demokrat i ndershëm.

Ndani ju të njëjtin qëndrim me qeverinë e SHBA se Berisha është i korruptuar dhe minues i demokracisë?

Unë nuk e kam komentuar dhe nuk e komentoj vendimin e qeverisë amerikane. Përpjekja për të tërhequr njerëz që kanë sakrifikuar për këtë parti në një betejë me SHBA-në, është kriminale. Është një betejë që çon në asgjësimin e PD si e vetmja shpresë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje.

Por, a është Berisha një politikan i korruptuar?

Sali Berisha ka demonstruar dy muaj e fundit se është një politikan që i ka mbaruar koha, është jashtë kohe nga mënyra se si është sjellë.

Në 17 korrik, në Kuvendin e Partisë Demokratike, kishte një agjendë, platforma qytetare. Në 18 dhjetor është sërish platforma qytetare. Po bëni një Kuvend për përjashtimin vetëm të Sali Berishës?

Nuk ka Kuvend përjashtimi, ka Kuvend bashkimi. Çdokush e përcakton raportin me demokratët në bazë të qëndrimit që mban me interesat elektorale dhe politike të Partisë Demokratike në raport me statutin e PD. Nuk është kjo një hordhi dumbabistësh, ku secili bën çfarë t’i thotë mendja. Statuti është i qartë. Ka një Kuvend, një PD, e cila do të marrë vendimet jo për hallet personale të askujt, por për hallet e shqiptarëve. Në raport me platformën qytetare për demokracinë, do t’i japë formë, substancë një lëvizjeje popullore, e cila ngërthen interesat e shumicës. Sot, në Shqipëri kemi një pakicë të vogël pushtetarësh, oligarkësh, faktorësh të krimit të organizuar, që mban të gjithë Shqipërinë në duart e saj, duke u pasuruar përballë një shumice, e cila po varfërohet dita-ditës. Janë hallet e shqiptarëve, problemet dhe axhenda jonë.

Çfarë do të bëni më 11 dhjetor? A do të shkoni në Kuvendin e thirrur nga delegatët?

Nuk ka Kuvend të thirrur nga delegatët, sepse po të kishte, do të isha unë i pari që do të garantoja që vullenti i delegatëve të respektohej. Kjo u pamundësua në mëyrën sesi Berisha vendosi në çastin e fundit të bënte bllofin me atë që e quajti ‘një proces për zbatimin e statutit dhe demokracinë e brendshme’. Kjo provon para të gjithëve se nuk ka asnjë interes tjetër, përveç ta mbajë PD-në në vendnumëro, madje ta sabotojë në përballje me regjimin, me të vetmin qëllim për ta përdorur si mburojë kundër SHBA.

Por të paktën, një pjesë e demokratëve do të shkojnë më 11 dhjetor. A jeni ju përgjegjës për përçarjen ndoshta më të madhe të PD në tre dekada.

Demokratët, të cilëve iu dhimbset PD dhe sakrifica e demokratëve e kanë të qartë se përballja është jo thjesht midis të shkuarës dhe të nesërmes, ku qëndron investimi i tyre 30-vjeçar, por përballja me një regjim, ku nga njëra anë kemi një Parti Demokrate me forume legjitime, të votëbesuara, dhe një individ, i cili, me veprimet e tij po dëmton interesat e demokratëve, dhe është rikthyer në një tub oksigjeni për regjimin. Regjimi ia njeh këtë meritë. I ka vënë në shërbim të njëjtët njerëz që ia turri demokratëve në 25 prill, njerëz të krimit të organizuar.

Si i jepet fund kësaj përpjekjeje? Do të shkoni ju të votëbesoheni? Si do t’iu tregoni demokratëve që ju gëzoni mbështetjen e shumicës?

Më 9 shtator, përveç marrjes së një vendimi nga kreu i PD, vendim që i takonte Berishës, vendim që e premtoi dhe nuk e bëri. Më 18 dhjetor, e vetmja gjë që do të ndryshojë është se Kuvendi i demokratëve do ta tregojë qartë që kjo parti nuk mbahet peng i interesave personale të askujt, por do të mbetet një aset në duart e shqiptarëve.

Ditën që ju shpallët “trekëndëshin e Bermudës”, ju shpallët një front beteje me Ilir Metën. Pse e sulmuat ju Ilir Metën?

As unë, as demokratët nuk i kemi asnjë borxh Ilir Metës, dhe nuk ia zgjidhim dot hallet Ilir Metës. Demokratët ia njohin bëmat dhe gjëmat. E vetmja gjë që kam për të shtuar, t’iu kërkoj ndjesë të thellë demokratëve, edhe në emër të strukturave drejtuese, që nuk e kemi dëgjuar më mirë dhe më qartë zërin e tyre.

E keni kërkuar dhe në 2017-ën, kur thatë nuk do të ketë koalicion me LSI-në. Këtë herë nuk do të ketë më koalicion me LSI-në, realisht?

Nuk kam ndërmend t’i jap askujt vëmendjen që meriton./m.j

Next Post
Dyshohet se është e lidhur jashtë, produksioni penalizon konkurrenten e Për’Puthen

Dyshohet se është e lidhur jashtë, produksioni penalizon konkurrenten e Për’Puthen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

Zjarri shkrumbon ullinjtë shekullorë në Mallakastër, digjen mbi 1 hektarë tokë! Shkak dyshohet shkëndijë në kabinën elektrike

August 18, 2026
Fundi i arratisjes së Sokrat Vatës! Vrau 20-vjeçarin francez, autori kapet i fshehur në bagazhin e një makine në Levan

DINAMIKA/ Turisti portugez dyshohet se u vra brenda lokalit “Principotes” në Ksamil dhe më pas trupi u nxor jashtë! Tre orë i pajetë në plazh

August 18, 2026
U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

U transferua te Spartaku, Daku reagon nga Moska: Ndihem sikur kam 3 vite këtu!

August 18, 2026
Kryeministri britanik bie pre e një mashtrimi! Shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

Kryeministri britanik pranon se u mashtrua nga një person që hiqej si shefja e stafit të Trump: E trajtova situatën siç duhet, u morën dhe masat

August 18, 2026
Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

Rrjeti televiziv ABC i “Disney” padit administratën e Trump për lirinë e shprehjes: Na shenjëstrojnë për atë që transmetojmë!

August 18, 2026
Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

Pse nuk është absurd hetimi i SPAK për “çfarë ka bërë Veliaj” në 2000-shin, dhe është absurd hetimi për Olsi Dadon në 2008?

August 18, 2026
“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

August 18, 2026
“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

August 18, 2026
Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

August 18, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com