• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha sulmon Ramën nga Lushnja: Qeverisja me krimin ka krijuar krizën ekonomike

by Java News
12/01/2018 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuza te forta ka bere nga Lushnja, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka theksuar se një nga pasojat më të rënda të qeverisjes së Edi Ramës me krimin është kriza ekonomike, efektet e të cilës po i ndjen çdo familje shqiptare.

Basha tha se Lushnja është një nga qytetet ku bandat përcaktojnë, kush punon, kush merr tendera dhe se të njëjtin pushtet bandat kanë në qytetet kryesore të vendit, si pjesë e aleancës së Ramës me krimin.

“247 biznese të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti.” – u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha se pakti i Edi Ramës me krimin po shkatërron reformën në drejtësi për të mbrojtur pushtetin e vet, të cilin e bleu me paratë e drogës së Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit dhe të korrupsionit të ministrave të tij Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Ilir Beqja etj.

Kryetari i Partisë Demokratike vuri në dukje se edhe emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm pa vetting dhe kundër Kushtetutës është pjesë e projektit të Edi Ramës për kontrollin politik të drejtësisë dhe mbylljen e dosjeve të krimit dhe korrupsionit qeveritar.

“Nuk ka për të patur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur. Është një thirrje dhe një bashkim që Saimir Tahiri të shkojë në burg, siç duhet të shkojë në burg çdo ministër, çdo pushtetar vendor apo qendror i faktuar në lidhje me krimin e organizuar dhe i korruptuar deri në palcë me paratë dhe asetet e shqiptarëve.”- theksoi Basha.

Kreu i opozitës tha se 27 janari është dita e një rrugëtimi që nis me një goditje të fuqishme dhe do të vazhdojë me të gjitha format e kryengritjes popullore deri në çmontimin e qeverisë dhe aleancës me krimin, të kryesuar nga Edi Rama, i cili po e mban larg Shqipërinë nga Europa.

“Pjesëmarrja masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdrejt për çdo shqiptar, për zullumqarët dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. Se një orë e re ka nisur të trokasë. Dhe se ky vend dhe qytetarët e këtij vendi nuk e pranojnë më aleancën me krimin dhe janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund betejës për Shqipërinë europiane”.- tha Basha.

Basha tha se largimi i Edi Ramës do t’i hapë rrugë një qeverie antimafia, e aftë për të zbatuar reformën në drejtësi, që nuk mbron, por ndëshkon kriminelët e veshur me pushtet dhe ministrat e korruptuar.

Next Post
Kupa e Mbretit në Spanjë/ Reali me fat, Barcelona në duel ferri

Kupa e Mbretit në Spanjë/ Reali me fat, Barcelona në duel ferri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com