Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat kreu i PD Lulzim Basha dha një prononcim të shkurtër për mediat.
Kryedemokrati u shpreh se interesi i shqiptarëve është parësor dhe PD sipas tij i shërben këtyre interesave.
Kreu i PD theksoi se “Demokratët, mish për top nuk i përdor dot askush!”.
“Mbi interesat e gjithkujt është ai i shqiptarëve, PD do i shërbej këtyre interesave, demokratët mish për top nuk i përdor dot askush!”, tha Basha.
Nje sulm i drejtperdrejte ndaj Sali Berishes dhe “foltores” se tij neper qytete, ku kerkon mbledhjen e Kuvendit kombetar te PD per te larguar lidershipin aktual te partise/m.j











