• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha ‘sqaron’ programin para pedagogëve dhe studentëve: Tre objektivat e mia kryesore

by A R
04/02/2021 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shpalosi programin për arsimin përpara një grupi pedagogësh dhe studentësh.

Ai tha se selia e tij ka tre objektiva kryesore. Kryedemokrati tregoi edhe efektet e planit të tij të angazhimeve.

Ai u shpreh se shteti duhet që të investojë fuqishëm me politika universitetin dhe sektroin privat.

“Ne synojmë tre objektiva kryesore: Objektivi i parë, sigurisht ka të bëjë me rininë që nga fëmijët deri tek të sapodiplomuarit. Në të gjithë treguesit e arsimit shqiptar parauniversitar dhe universitar, pёr fat tё keq, 8 vitet e fundit Shqipëria ka ecur mbrapa, dhe arsyeja kryesore ёshtё sepse kanё munguar investimet nё arsim. Investimet janë detyrë e drejtpërdrejtë e qeverisë.

Nё kёtё kuadёr roli i qeverisё qё ju me modesti e quani arbitër, por duhet tё jetё shumё mё i madh dhe pikërisht kёtё propozon, kёtё ofron plani ynё, i cili ёshtё njё plan konkret. Nuk ka aty asnjё premtim, por ka angazhime tё mirёstudiuara dhe tё ndёrmarra nё kuadёr tё kushteve ku ndodhet Shqipëria dhe tё mundёsive qё ka Shqipёria pёr tё dalё nga kjo gjendje. Nuk dua të zgjatem tek aspektet e parauniversitarit, por dua tё fokusohem tek kualifikimi dual te institucionet e arsimit tё lartё. Tashmё e dimё qё kjo ёshtё njё pёrvojё mjaft e suksesshme e Perёndimit. Gjermania shkёlqen nё kёtё shembull. Kjo i mundёson tё rinjve jo thjesht tё diplomohen, por tё dalin nga universiteti praktikisht me aftёsi personale pёr t’u integruar menjёherё nё tregun e punёs. Natyrisht pёr çdo pёrpjekje, ku futet edhe praktika, kjo ёshtё mё e kushtueshme se sa thjeshtё teoria apo se sistemi i vjetёr universitar. Bashkё me sfidat vijnё dhe oportunitetet e jashtëzakonshme.

Plakja e tregut europian tё punёs po sjell njё efekt shkatёrrues pёr vendet tona dhe nё veçanti Shqipёrisё, qё ёshtё dhe largimi masiv i rinisё. Nga ana tjetёr Teknologjia e Informacionit ofron njё oportunitet tё jashtёzakonshme. 90% e kёtyre shёrbimeve, tё rinjtё shqiptarё mund t’i kryejnё nga Shqipёria pёrkundёr pagave dinjitozё, nё qoftё se trajnohen ashtu siç duhet dhe jemi nё gjendje tё thithim, sё pari investimet e huaja nё Shqipёri dhe sё dyti, t’i shёrbejmё tregut europian nga Shqipёria. Filizёn e kёsaj e kemi parё tek call-centerat, por call-center ёshtё, ёshtё me tё vёrtetё niveli mё bazik nё fund tё zinxhirit, e the mirё. Çfarë, cilat janë propozimet kryesore të planit tonë këtu? E para, që shteti jo thjesht duhet të jetë arbitër por duhet të investojë fuqishëm me politika dhe me financa në një trekëndësh funksional midis sektorit universitar, sektorit privat.

Pra kam parasysh sipërmarrësin shqiptar dhe të huaj dhe përfaqësuesit e interesit publik, politikbërësit, pra qeverisë. Që do të thotë një komunikim i institucionalizuar, plane konkrete, financa të dedikuara dhe projekte të dedikuara për t’i mbështetur objektivat e një bashkëpunimi të tillë. Kur them me financa të dedikuara, kam parasysh edhe financat e buxhetit të shtetit, edhe financat europiane, që siç e thatë nuk mungojnë madje janë një prioritet i Bashkimit Europian për të financuar projekte të tilla në Shqipëri”, u shpreh Basha.

/a.r

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi për nesër, e Premte 5 Shkurt 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com