Basha shkund deputetët e PD: “Do kërkojmë uljen e TVSH-së 6% për shportën”

Basha

Zbardhen porositë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për deputetët, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar përmes burimeve, diskutimet që kryedemorkati ka bërë me ligjvënësit. Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së tha se prioritet është çështja ekonomike e shqiptarëve, të të cilën duhet të merren urgjent. Mes të tjerash ai ka bërë të ditur se do të kërkojnë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%.

“Duhet te merremi urgjent me çështjet ekonomike të shqiptarëve. Do lëvizim agresivisht, lidhur me këtë situatë, se çmimi i bukës, i miellit është rritur ndjeshëm. Do depozitojme kërkesën për uljen e TVSH-se 6% për shportën. Situata ekonomike është shumë e rendë. Rritja e çmimeve ka bërë që shumica e familjeve të mos përballojnë dot as shpenzimet për ushqimet bazike. Prandaj si masë emergjence do të kërkojmë uljen e TVSH-së për produktet e shportës, nga 20 në 6%. Buxheti, që sot përdoret për të nginjur klientët dhe oligarkët e pushtetit, duhet të orientohet një orë e më parë nga nevojat e familjeve shqiptare.”, mësohet të ketë thënë Basha para deputetëve.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com