Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh se i përgjigjet pozitivisht ftesës së kryeministrit Edi Rama për konsensus. Ai tha se ekspertët negociatorët demokratë do të jenë në tavolinën e ekspertëve, për diskutuara çështjet e lëna pezull në orën 02:00 të mëngjesit të kësaj të marte.
“Ramës i përgjigjem pozitivisht për ftesën për konsensus. Negociatorët tanë do të jenë në tavolinë prej orës 14:00, për të përfunduar atë që nisëm, por u zhbë në orën 03:00 të mën gjesit për kryenyçësi apo oprej arrogancës. S’mund të mbahet peng një produkt konsensual. PD do të jetë me votat e saj, me mbështetjen e saj ashtu siç jemi përkusghtuar para SHBA, Nuland, zotit Brok apo Fleckenstein, për të votuar këtë reformë historike. Këto dy pengesa duhet të çmontohen. E fundit është një trill, e para është një standard i denjë për juntat ushtarake. Ekspertët tanë po finalizojnë punën për 7 projektligjet“, u shpreh Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk do që opozita të votojë reformën në drejtësi. “Edi Rama ka mungesë dëshire për të parë votat e PD për reformën në drejtësi. Ai do të marrw faturën para opinionit publik shqiptar”, tha Basha.
Basha shpjegoi edhe procedurën që do ndiqet gjatë procesit të vettingut për verifikimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.
ma.me