• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Rama kërkon pazar, kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme dhe qeveri tranzitore

by Java News
31/07/2019 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“30 qershori provoi se me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë një proces të lirë e të ndershëm zgjedhor”. Me këtë qendrim të mbajtur në takimin me drejtuesit e strukturave të degës së PD të Korçës, lideri i opozitës Lulzim Basha, theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme parlamentare dhe lokale.

“Kërkesat tona janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhje legjitime vendore të mbikqyrura nga një qeveri tranzitore dhe çuarja para drejtësisë e gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve”, tha Basha, i cili theksoi edhe shkeljet kryesore të konstatuara nga raporti i OSBE-ODIHR, që e bënë procesin të pavlefshëm dhe kriminal.

Kreu i opozitës u shpreh i sigurt e vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Largimi i Edi Ramës si kryeministër është i padiskutueshëm. Hetimi dhe gjykimi i politikanëve të kapur duke vjedhur votat është i padiskutueshëm. Prandaj ne i qëndrojmë deri në fund zgjidhjes politike përmes parimeve dhe jo Pazarit”, u shpreh Basha në Korçë, duke refuzuar prerë çdo përpjekje për pazar.

“Edi Rama kërkon Pazar. Gjithë jeta e tij politike është Pazar. Kur nuk ka Pazar, shpërfytyrohet, çmendet. Kur nuk ka Pazar, përpiqet me lojën e vjetër “përça e sundo”. Nuk ka Pazar me Edi Ramën. Mercenarët dhe të shiturit tek ai dhe oligarkët e tij nuk e përçajnë dot as PD, as Opozitën. Fuqia jonë është bashkimi më i madh popullor në 3 dekada pluralizëm, është shumica 85% “Rama ik”, tha zoti Basha në Korçë.

Kreu i opozitës theksoi se fundi i këtij regjimi do të vijë me zgjedhje të lira. “Askush që ka grabitur miliona dhe dhunuar e vjedhur shqiptarët e pasuritë e tyre publike, asnjë pushtetar që bashkëpunoi me krimin për të vjedhur zgjedhjet e 2017, nga Dako e Gjiknuri, tek Balla e Rama nuk do të shpëtojë pa dalë para drejtësisë së pavarur. Pushtetarët e korruptuar në pranga janë fillimi i Shqipërisë si gjithë Europa”, theksoi lideri i opozitës.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Vajza e Jozefina Topallit kapet mat me të dashurin e ri

FOTO/ Vajza e Jozefina Topallit kapet mat me të dashurin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

Si do të llogaritet fatura e re për taksën e pronës dhe lehtësitë për shtëpitë e para

July 12, 2026
Ish-kritik i Trump dhe më pas mbështetës i tij, ndërron jetë senatori amerikan

Ish-kritik i Trump dhe më pas mbështetës i tij, ndërron jetë senatori amerikan

July 12, 2026
25 gëzhoja automatiku, zbardhen detaje nga vrasja e Aleksandër Koçekut, dyshime për gjakmarrje

25 gëzhoja automatiku, zbardhen detaje nga vrasja e Aleksandër Koçekut, dyshime për gjakmarrje

July 12, 2026
Të shtëna në festivalin latin në Toronto, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur, autorët në arrati

Të shtëna në festivalin latin në Toronto, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur, autorët në arrati

July 12, 2026
Përshkallëzohet konflikti, SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzohet konflikti, SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

July 12, 2026
Rreziku i çmimeve të larta ende i pranishëm, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor

Çmimet e larta, ‘Konkurrenca’ nis monitorimin e produkteve të shportës, në “lupë” supermarketet e njohura

July 12, 2026
Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

July 12, 2026
VIDEO / Thirrjet për bojkot bien në vesh të shurdhër, mijëra fansa në koncertin e Kanye West

VIDEO / Thirrjet për bojkot bien në vesh të shurdhër, mijëra fansa në koncertin e Kanye West

July 12, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

July 12, 2026
Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In