Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në mbledhje grupin parlamentar dhe kryesinë e partisë.
Mesohet se kryedemokrati Basha është shprehur se qëndresa e opozitës do të vazhdojë deri sa të plotësohet kushti i saj për qeveri teknike.
Kjo mbledhje vjen dy ditë pas kthimit të kryetarit Basha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe ka informuar deputetët dhe kryesinë e tij mbi takimet dhe mbështetjet që ai ka marrë për qëndresën e opozitës. Por ndryshe nga sa pretendon Basha, ambasada amerikane ka deklaruar se protesta e PD nuk ka mbeshtetjen e administrates Trump, pasi nuk justifikohet bojkoti i parlamenti, bllokimi i vetingut dhe bojkoti i zgjedhjeve.
Megjithate kryedemokrati Basha u ka kërkuar deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë që të jenë në bazë tek strukturat. Gjithashtu përveç qëndresës në çadër ku po zhvillohet protesta, Basha kërkon angazhim dhe në strukturat në bazë.
a.ç











