Basha: Pse kërkoj dorëheqjen e Metës dhe jo të Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke përsëritur edhe njëherë kërkesën për dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta i është përgjigjur pyetjes së kreut të LSI-së se përse nuk kërkon dorëheqjen e Ramës si kreu i qeverisë.
“Unë dhe PD nuk ka kërkuar dorëheqjen e Metës si kreu i Kuvendit, edhe pse është shkelës serial i kushtetutës, e kam kërkuar për akzuat në kohën që ishte zv/kryeministër dhe ministër i Jashtëm si personi që ka lobuar dhe është pas kompanisë DIA. Deri tani akuzat tona, të PD për bashkëndarjen e 500 mln eurove nga Rama dhe ministri përgjegjës dhe CEZ mbeten në rrafshin e akzuave, në rastin e Metës janë me fakte”, tha kreu dekokrat. .
Deklaratën Basha e ka bërë gjatë një prononcimi për mediat, në mbyllje të takimit me ambasadorin amerikan në vendin tonë, Donald Lu.









