• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Viti i Zi 1242\ Pushtimi mongol i Shqipërisë

by S T
08/01/2026 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Rruga e zbritjes së hordhive mongole në Ballkan filloi pas katastrofës ushtarake të Betejës së Mohit (11 prill 1241) dhe thyerjes së ajkës së kalorsisë hungareze dhe aleatëve të tyre kroat, austriak dhe tempullar prej ushtrive mongole të komanduara prej Batu Khan-it, Kadan Khan-it, Berke Khan-it dhe gjeneralëve Subutai, Borolldaj, Bakataj.

Pasi humbi pothuajse gjithë ushtrinë në brigjet e lumit Sajó, mbreti hungarez Béla IV u largua për të kërkuar strehim në Mbretërinë e Kroacisë, e cila asokohe ishte në një union ruajal me Mbretërinë e Hungarisë, gjë që e bënte Belën IV, mbret të kroatëve.

Khani Batu dërgoi rreth 20,000 trupa në ndjekje të mbretit hungarez, nën komandën e khanit Kadan (nipit të Xhingis Khanit).

Mongolët e ndoqën mbretin Béla IV këmba-këmbës nga një qytez në tjetrën në Sllavoni dhe Dalmaci, duke rënuar, plaçkitur dhe djegur çdo qytez ose kështjell që pushtonin, por fisnikëria kroate dhe qytetet dalmate si Trogiri dhe Rab-i e mbrojtën me guxim dhe besnikëri mbretin e tyre.

Në pranverën e vitit 1242, trupat e khanit Kadanit, duke u tërhequr prej tokave të Mbretërisë së Hungarisë, hynë në Banatin e Bosnjes, për tu drejtuar në principatat serbe dhe duke dalë Adriatik, në tokat mbretërore serbe të Zetës (të cilat sot korrespondojnë me territoret e Malit të Zi dhe Shqipërisë veriore).

Në Zetë, hordhitë mongole sulmuan fillimisht Kotorrin dhe më pas zbritën në tokat shqiptare, ku vetëm Qyeti i Ulqinit, falë fortifikimeve të fuqishme arriti ti rezistonte pushtimit. Mongolët u drejtuan drejt Shasit (Sant’Asteio) dhe Drishtit (Drivastum)-aso kohe nën sundimin e dinastisë serbe të Nemanjiqëve, që prej pushtimit të tyre në vitin 1183 prej carit Stefan Nemanja- të cilat u plaçkitën dhe shkatërruan, ndërsa popullsitë e tyre u masakruan pa mëshirë. Gjatë kalimit të tyre nëpër tokat shqiptare, hordhitë mongole shkatërruan edhe fortesën e Sapës, masakruan të gjithë banorët e saj dhe të shumë katundtheve ose fshatrave të vegjël që u dilnin përpara në rrugën e tyre.

Ndonëse nuk ka të dhëna burimore që trupat mongole të kenë hasur ndonjë rezistencë gjatë marshimit të tyre në Zetë (dhe në tokat shqiptare), një përshkrim i papërnuar dhe i ftohtë i asaj që mbeti prej tyre, na vin prej Arkidhjakut Thomas të Splitit, i cili shkruante se mongolët nuk lanë pas në Zetë “askënd për të urinuar pas murit”-duke e bërë kështu të qartë brutalitetin, egërsinë dhe barbarizmat e tyre kundër popullsisë vendase.

Ky pushtim, ndonëse është lënë në mënyrë të çuditëshme në harresë prej historiografisë shqiptare, përfaqëson në vetvete një episod historik, në të cilin tregohet qartë se historiografia mesjetare e shqipërisë kufizohet vetëm me Principatën e Arbërit ose Epopenë e Skënderbeut, por se ajo ka shumë episode të tjera fort kolorite, duke filluar që prej ekspeditave normane të Robert Guiskardit, mbretërit të mbretit francez Charles d’Anjou, e deri tek pushtimet prej hordhive të stepave të Azisë-duke treguar se edhe Shqipëria ka një histori jo me pak interesante dhe aventurioze se sa ajo e fqinjëve te saj ballkanik dhe shteteve të thera evropiane-duhet që vetëm ne të dimë ta shkruajmë dhe prezantojmë atë.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

 

 

 

 

 

Next Post
FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

FOTOT/ Përmbytjet historike në Shqipëri: si u ndal vërshimi i natyrës ndër vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Ndërhyrja e Policisë ndaj grupit të molotovëve, hap i duhur”, Leka: Gjetje interesante që…

April 20, 2026
I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën: Mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

I dërguari kryesor i Bordit të Paqes për Gazën: Mund të arrihet një marrëveshje për çarmatimin e Hamasit

April 20, 2026
Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, Gjekmarkaj: Keni frikë nga fjala! Ai flet jashtë, ju e përjashtoni brenda

“Kronika” pushtohet nga Muza dhe zdërhallet në vargje për qeverinë

April 20, 2026
A jemi qytetarë si europianët?

A jemi qytetarë si europianët?

April 20, 2026
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve: Më e mira është përpara…

Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve: Më e mira është përpara…

April 20, 2026
Qartësim publik mbi Jet Bank dhe qeverisjen e saj

Qartësim publik mbi Jet Bank dhe qeverisjen e saj

April 20, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

“Nuk i frymëzoni njerëzit”, Nazarko ja thotë troç deputetit të PD: Mobilizoni nervin

April 20, 2026
Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?

Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?

April 20, 2026
Meri Shehu rendit shenjat më me fat për këtë javë: Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, pozitive

Meri Shehu rendit shenjat më me fat për këtë javë: Kalimi i Uranit te Binjakët pas 7 vitesh në Dem, pozitive

April 20, 2026
“Qëndruan si luanë ndaj torturave”, Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues

“Qëndruan si luanë ndaj torturave”, Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In