• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha pret misionin e FMN-së

by A R
01/11/2015 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim zyrtar misionin e FMN-së, i cili po viziton Shqipërinë në kuadrin e rishikimit periodik të ecurisë së marrëveshjes mes Qeverisë së Shqiperisë dhe FMN, njofton zyra e shtypit e PD-se.

Basha i njohu bashkëbiseduesit me vlerësimet e opozitës shqiptare lidhur me zhvillimet më të fundit në vend, me theks të veçantë në ato financiare dhe ekonomike. Basha theksoi se, situata është dramatike në të gjitha aspektet e jetës së vendit, për shkak të korrupsionit, kapjes së shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale, si edhe rreth varfërimit të përditshëm të shqiptarëve, humbjes së shpresës që po shpie në largime masive të papara më parë të qindra mijëra shqiptarëve, të cilet vendosin të braktisin vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë.

Kreu i opozitës informoi bashkëbiseduesit se nën këtë qeveri, të gjithë treguesit ekonomike, financiare dhe makroekonomikë të vendit janë përkeqësuar dhe se kjo qeveri e kapur nga krimi dhe nën diktatin e krimit po bën çdo gjë që vendi të gremiset në honet e thella të varfërisë e mjerimit ndërkohë që është vetëm një grusht oligarkësh pranë kryeministrit të cilët përfitojnë nga afera qindramilionë euroshe në koncensionime të errëta të shërbimeve publike, tendera dhe zhvatje të pasurive e aseteve publike.

Sipas tij, ‘Doing Business’ i Bankës Boterore vetëm sa rikonfirmoi ato shqetësime të cilat opozita ka më shumë se dy vjet që ua ka bërë prezent shqiptarëve.

Kreu i PD ndau me misionin e FMN, shqetësimin lidhur me lehtesinë me të cilën qeveria shqiptare, edhe nën monitorimin e partnerëve të huaj, po borxhon vendin në nivele të paimagjinueshme më parë por edhe për shpenzime totalisht të panevojshme. Sipas Bashës, në vetem dy vite niveli i borxhi është rritur nga 61% në 72% të PBB në një kohë që qeveria ka mashtruar lidhur me të ashtuquajturat borxhe për fatura të pashlyera. Në më shumë se dy vite nuk kemi pothuaj asnjë investim publik në një kohë që shpenzimet kapitale janë në rangun e rreth 600 milionë dollarëve në vit por me të cilat deri me sot realizohen vetëm sheëtitore me palma, shatërvane dhe asnjë km rrugë, asnjë shkollë ose spital, asnjë kanal vaditës e kullues, theksoi Basha.

ATSH

Next Post

Leku, monedhë e dytë në Kosovë?! Patetizëm, thotë Zef Preçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Aksident te Ura e Matit, përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com