• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha nuk mund të fitojë asgjë pa mundur Berishën

by
25/06/2015 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano/

Ka qenë e dukshme për të gjithë se fushata e Lulzim Bashës nuk synoi krijimin e ndonjë klime të karfosjes a të kacafytjes, dhe ishte kjo sjellje (përveç rolit të Ramës, sigurisht; dhe të mazhorancës në përgjithësi) që bëri të mundur fushatën më të qetë e më elegante në historinë postkomuniste të Shqipërisë.

Mirëpo, Basha nuk mundi të bëjë më shumë sesa kaq, jo thjesht për të arritur fitoren, por në radhë të parë për t’u ndarë nga një hije që e shoqëron pamëshirshëm ngado që shkon.

Dhe kjo ndarje do të duhej jo për t’u bërë qejfin kritikëve të mentorit të tij (për hijen e këtij është fjala), por sepse pikërisht kjo gjë edhe do ta ndihmonte që të përkufizonte veten, të kish një fytyrë e një personalitet të vetin, edhe do të ishte element i domosdoshëm i rekuizitës së një fitoreje të mundshme.

Dhe me ndarje nga Berisha nuk kuptoj që ai t’ia vërë kufirin te thana Berishës. Kjo do të ishte më e mira, por kjo s’hyn as te dëshirat, as te vullneti i Bashës. Nuk ka se si. Sa të jetë gjallë, Basha do të torturohet prej borxheve që ai vetë i ka Berishës. Prej këtij të fundit i ka gjithë të mirat që i kanë ardhur në tavë dhjetë vitet e fundit.

Problemi pra nuk është te ndarja e tij prej Berishës, por te ndarja prej berishizmit. Dhe këtë gjë ai duhet ta bëjë urgjentisht. Në rrethanat e reja nuk do të funksiononte më as vetë origjinali (e patë se sa i vetmuar e marrok mbeti, teksa deklaronte disa orë pas zgjedhjeve se këto zgjedhje ishin “më të shëmtuarat që janë bërë ndonjëherë”), e jo më kopja.

Ku e kam fjalën? Ky është një diskutim i gjatë që do të duhej të fokusohej te mënyra se si Basha ka bërë opozitën deri më sot, e se si ai ndërtoi esencialisht fushatën elektorale (e cila nuk është vetëm stil e bon ton), por unë po mbetem vetëm te sjellja e Bashës pas hapjes së kutive të votimit. Si gjë të parë, ai nxori në një takim me gazetarët Jorida Tabakun. Përse?

Për të denoncuar një komplot putativ kundër Partisë Demokratike, në qendër të të cilit ishte kompania italiane e sondazheve ‘IPR Marketing’. Kjo kompani, sipas partisë së Bashës, kishte kryer exit poll-e me fletë të mbushura paraprakisht. Në kohën që zonja Tabaku lexonte këtë denoncim, unë isha duke ndjekur rezultatet e exit poll-it në televizionin Ora News, dhe pata mundësi të shoh reagimin e presidentit italian të kësaj kompanie. Nuk u besonte veshëve, i shkreti.

Nuk i kish ndodhur ndonjëherë kështu. Dhe nuk është se po e kryqëzonin pas një ballafaqimi të rezultateve të dhëna prej kompanisë së tij e rezultateve të dala nga kutitë e votimit (me që ra fjala, IPR Marketing u ra në kokë, siç ka bërë edhe herë tjetër në Shqipëri e Itali, të gjitha rezultateve). Jo, po e sulmonin që ai po jepte disa rezultate, të cilat do të verifikoheshin apo përgënjeshtroheshin vetëm disa orë më pas.

Unë e kuptoj se në PD ekzistonte frika që prej këtij sondazhi mund të shkurajoheshin numëruesit, por kësaj frike mund t’i jepnin munxët me një deklaratë normale, e jo me idiotësira që lanë syshqyer birin e botës, i cili duhet përgëzuar, pasi me korrektesën e me profesionalizmin e treguar na ka mësuar t’u besojmë shifrave trillane të sondazheve e të exit poll-eve (e kam fjalën për z. Antonio Noto).

Pas Tabakut, Basha nxori Palokën që të bëjë atë që Paloka ka bërë gjithnjë, qysh nga kohët “tmerrësisht të largëta” të Berishës, që të denoncojë pra me ton trimëror një ngjarje, ku “djem të fortë të LSI-së ishin kapur në flagrancë me disa kuti votimi të vjedhura”.

Personalisht, ky lajm nuk do të më befasonte shumë po të ishte i vërtetë (në LSI ka sa të duash djem të fortë që mund ta bëjnë këtë gjë), por kjo së pari ishte një ngjarje që nuk rrinte mirë në kontekstin e qetë, fare të qetë, gjatë ditës së votimit, e prandaj ishte e pabesueshme, dhe së dyti ishte një ngjarje e qepur keq e me logjikën e banditëve, të cilët denoncoheshin si të LSI-së.

“Një makinë e LSI-së ka marrë dy kuti votimi, por makina është e bllokuar nga militantët tanë; në vendin e ngjarjes ka dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë, por këta policë refuzojnë të bëjnë kontrollin e makinës, ku përveç kutive, ka dhe armë”, tha në thelb Paloka. Hajde dhe besoje këtë histori, ku flitet për armë që s’i ka parë askush e ku flitet për militantë të PD-së që, duke ndaluar një makinë, bëjnë punën e policit në prani të policëve!

Në fakt, më pas nuk u fol më për një gjë të tillë. Ishte një gjetje e shkollës berishiane, që vlente sa për 10 minuta. Ashtu si dhe sulmi që iu bë kompanisë IPR Marketing. Ashtu si dhe do reagime të tjera më pas.

Një ishte ai i Gerti Bogdanit, që na bëri të shohim një film të njohur. Kur u bë e qartë se mazhoranca po fitonte bindshëm, ai doli dhe recitoi fjalë të tilla: “Ne jemi të surprizuar nga fitorja jonë; po fitojmë në bashki, ku nuk e prisnim; votat për PD-në janë në rritje me gjithë valën intensive të krimit e dhunës së dyshes Rama – Meta”.

Në të njëjtën ditë shfaqet dhe një sivëllai i tij, Gent Strazimiri, por në një version guerilas. Bën thirrje për një zgjidhje ad hoc në këtë rrethanë: “Kurrë një bandë kriminale nuk është larguar nga pushteti me votë”!

Por më e bukura na vjen prej vetë Bashës, i cili dje, në një konferencë për shtypin, në të parën konferencë për shtypin pas këtyre zgjedhjeve, të cilat PS+LSI i ka fituar egërsisht, na bëri me dije mbi leximin halucinant që ai i ka bërë kësaj që ka ndodhur.

Shikoni se çka thënë mes të tjerash: “Dyshja Rama – Meta e malavitës trembi e kërcënoi votuesit tanë, e megjithatë ne kemi fituar; kjo është një fitore për të gjithë demokratët; koalicioni qeverisës është shpërblyer me një përbuzje e braktisje të madhe nga ana e qytetarëve”. Pas kësaj të vjen t’i thuash: Të rrosh vetë Lul, pasi truri të ka lënë shëndetin!

Siç shihet, PD-ja pa Berishën në komandë, duke përjashtuar ndonjë detaj apo çikërrimë të parëndësishme, është identike me PD-në e qëmotshme. Dhe Basha nuk mund të shkojë asgjëkund me këtë logjikë. Ai duhet të synojë që të ndërtojë një PD të tijën dhe kjo bëhet duke filluar me heqjen dorë prej logjikës e kulturës berishiane, e mbi të gjitha duke kuptuar se PD-ja është e destinuar të fiket krejt, nëse i qëndron besnike kësaj trashëgimie e nëse qëndron nën hyqmin e disa personazheve të dalë boje. Jemi në vitin 2015, e PD-ja nuk mund të drejtohet nga njerëz si Paloka, Strazimiri, Bogdani, Ristani (ky i fundit, me që ra fjala, gjatë ditës së hënë fliste nga Vlora e premtonte, madje vinte dorën në zjarr për, një fitore të madhe të PD-së).

Mos vallë po i kërkoj Bashës gjëra që ai i ka të pamundura për t’i bërë, sidomos pas fjalës së djeshme? Hm, këtë frikë e kam të madhe, madje deri në kufijtë e bindjes, por, nga ana tjetër, është e sigurt se shqiptarët i kanë larë hesapet njëherë e mirë me një PD që mbahet gjallë prej frymës së qelbur të Berishës. Dhe ky është një nga lajmet më të mira që na dhanë këto zgjedhje.

(Marrë nga Gazeta Shqip)

Next Post

Vëllai i efektvit të vrarë: Shpëtoi 5 herë në Irak e Afganistan, por vdekjen ia dha Lazarati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In