• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hetimet janë mbyllur prej një viti”- Plarent Ndreca: S’ka asnjë arsye që Veliaj të mbahet në paraburgim, gjykatat e tre shkallëve nuk treguan kujdesin e duhur

by A. Q
14/09/2026 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plarent Ndreca deklaroi në studion e “Shqipëria Live” se nuk ka më arsye që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, të mbahet në paraburgim, ndërsa theksoi se ndërhyrja e mundshme në prova nuk mund të prezumohet, por duhet të mbështetet në fakte konkrete.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Ndreca tha se një nga elementet e evidentuara është fakti që gjykatat nuk kanë arsyetuar si duhet masën e sigurisë, duke marrë në konsideratë edhe mandatin e Veliajt si i zgjedhur drejtpërdrejt.

“Gjykata Kushtetuese ka konstatuar mungesën e një arsyetimi, që të treja shkallët e gjyqësorit nuk kanë vlerësuar elemente të tjera, siç është që z. Veliaj ka një mandat kushtetues në raport me ndërhyrjen potenciale të mundshme. Edhe rrethana e faktit që masa e sigurimit ka rënë si arsye”, tha Ndreca.

Sipas tij, koha e kaluar nga përfundimi i hetimeve është një tjetër argument që duhet të merret parasysh në vlerësimin e masës së sigurisë.

“Edhe rrethana e faktit që masa e sigurimit ka rënë si arsye. Ka kaluar një vit që hetimi ka përfunduar dhe nuk ka asnjë arsye që z.Veliaj të mbahet në masën ekstreme të sigurisë. Gjykata Kushtetuese me të drejtë vendosi si arsye shtesë që kemi të bëjmë me një të zgjedhur politik. Nuk ka asnjë mundësi të ketë cenim të provave. Prokuroria është e gatshme t’i drejtohet gjykatës. Prezumohet që prokuroria e ka përfunduar të gjithë procesin e saj dhe i ka të gjitha provat për të bindur gjykatën. Arsyeja që mbahet në paraburgim është ajo që thonë zotërinjtë e Gjykatës Kushtuese, që gjykatat nuk kanë vlerësuar si duhet raportin e Veliajt”, tha avoakti Ndreca.

Next Post
Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, kryepolici Hita pezullon efektivin e “Shqiponjave”, nis edhe hetimi!

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, kryepolici Hita pezullon efektivin e “Shqiponjave”, nis edhe hetimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

SHBA-të paralajmërojnë për kërcënimin e sulmeve terroriste në Moskë

November 1, 2026
Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

Mbi 5 mijë të vdekur nga Ebola në Kongo, shpërthimi më vdekjeprurës në historinë e vendit

November 1, 2026
Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

Përplasje fatale me një person të vdekur. Policia e Durrësit arreston një të dyshuar

November 1, 2026
Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

Krim i rëndë! Vret partneren, pasi i merr lekët, dhe e hedh në pus. Kapet në aeroport

November 1, 2026
FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

FBI: Koreja e Veriut qëndron pas sulmit kibernetik prej 6.3 miliardë dollarësh ndaj Binance

November 1, 2026
Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

Lufta deri në poshtërim e PD-së për monopolin e protestës

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In