• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha nga Memaliaj: Objektivi ynë kthimi i pushtetit te qytetarët

by A R
26/11/2016 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një takim të zhvilluar me anëtarët dhe mbështetësit demokratë në Memaliaj deklaroi se, beteja e opozitës ka si qëllim t’u kthejë pushtetin njerëzve përmes një qeverisjeje transparente.

“Duam apo nuk duam ne, Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Ne ndodhemi para zhvillimeve dinamike, javët dhe muajt do të vijnë”, tha Basha.

Ai u kërkoi të pranishëmve të jenë në krye të aksionit për hapjen e partisë dhe veçanërisht qëndrimin pranë njerëzve.

“Gjendja reale e njerëzve është aty ku nuk mban më. Dhe kjo nuk është më çështje e mbështetësve të Partisë Demokratike. Shqipëria sot de fakto i takon një pakice, që janë bërë multimlionerë, miliarderë në kurrizin e shqiptarëve”, vijoi Basha.

Ai ka theksuar se, beteja e PD nuk është një betejë thjesht për të përmbysur një qeveri. “Por për t’u kthyer pushtetin njerëzve duke bërë një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme që lekët e taksapaguesve të shkojnë tek taksapaguesit”, tha Basha.

Ai shpjegoi se Partia Demokratike ka zgjidhje konkrete dhe realiste për gjendjen e rëndë që po kalon vendi dhe qytetarët.

“Familjet në nevojë ekonomike në qeverisjen time, në qeverisjen tonë, 200 kilovatët e parë do t’i kenë falas. Faturën e ujit për konsumin e tyre jetik do ta kenë falas. Se nuk do të ketë nën qeverisjen tonë as palma, as luks qeveritar të shfrenuar që të ketë familje të cilat nuk janë më në errësirë dhe kanë bukën të garantuar”, theksoi Basha raporton tch.

“Zgjidhja jonë është 100 milionë euro buxhet për subvencione për çdo fermer në vit, është 1 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, për 300 mijë familjet fermere, pa burokraci pa NIPT, në varësi të prodhimit bujqësor apo blegtoral do t’i jepen lekët në dorë, grant”, vijoi Basha, duke shtuar se mes të tjerash PD ka hartuar edhe projektin për rendin dhe sigurinë.

Kryetari i Partisë Demokratike u kërkoi drejtuesve dhe anëtarëve të shkojnë derë më derë, për të identifikuar hallet konkrete të njerëzve, çdokënd që është në varfëri, i papunë dhe i goditur nga fatkeqesitë e natyrës dhe abuzimet e qeverisë.

“Ajo që kërkoj nga gjithësecili prej jush është në radhë të parë të prekni dhe evidentoni problemet për zonat ku jeni përgjegjës”, nënvizoi Basha.

Basha u shpreh se, duke ndryshuar PD-në do të ndryshojë politikën në tërësi dhe vendin. “Më pak pushtet për kryetarët e politikanët, më shumë për qytetarët. Për një Shqipëri që ofron shanse për të gjithë”, tha Basha./a.m.

Next Post
Rrëfehet vajza e Sabri Godos: Ku gaboi babai gjatë periudhës së demokracisë

Rrëfehet vajza e Sabri Godos: Ku gaboi babai gjatë periudhës së demokracisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In