• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha në pozitë delikate, ‘rebelët’ hartojnë projekt-statutin e ri të PD: Të mblidhet Kuvendi!

by Java News
20/11/2017 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Organigrama e re e Partisë Demokratike, ende e pamiratuar, shoqërohet nga një projekt-statut i ri, të hartuar nga anëtarë të Këshillit Kombëtar. Janë po ata anëtarë që kundërshtuan publikisht listat për deputetë të kryetarit Basha, rezultatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit dhe mënyrën se si u rizgjodh zoti Basha kryetar.

Ky statut, që në pamje të parë ka të njëjtën arkitekturë institucionale me Partinë Demokratike sot, fut disa risi.

Për shembull, projekt-statuti e ndan partinë sipas parimit të kontrollit dhe balancës së pushtetit, me pushtetin legjislativ (Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar), ekzekutivin e partisë (kryesinë) dhe me organet e pavarura: Gjykatën, Komisionin e anëtarësisë dhe zgjedhjeve, si dhe Bordin financiar.

Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga 260 në 120. Kurse Kryesia, nga 40 propozohet të bëhet me 25 anëtarë.

Më pak anëtarë mendohet t’i bëjnë këto organe më efikase. Gjykata e partisë është parashikuar të jetë aty për t’i dhënë kujtdo mundësinë për të ankimuar vendimet e partisë.

Një procedurë e posaçme mendohet të ndiqet për kandidaturat për deputet. Sigurisht, procedura e propozuar në këtë projekt-statut të ri nuk mban parasysh një rast urgjence, si ai i krizës politike të pranverës, që u zgjidh me marrëveshjen e 18 majit dhe ku u duk se demokratët nuk kishin shumë kohë për të përgatitur listat.

Projekt-statuti i ri do t’i dorëzohet kryetarit Basha dhe Këshillit Kombëtar këtë javë. E vetmja mënyrë institucionale që duhet mbetet për t’i ndjekur për marrjen në shqyrtim të projekt-statutit, është Kuvendi.

Kuvendi Kombëtar i Partisë demokratike duhet të mblidhet pas gati një viti. Deri atëhere, projekt-statuti pritet të jetë testi i kryetarit Basha në objektivin e shpallur prej tij, për të bashkuar partinë./Top Channel

Next Post
Kërcënohet me jetë mjeku në QSUT, procedohet 35-vjeçari

Dalin emrat, ja drejtuesit e rinj të spitaleve rajonale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In